Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme, u përcollën sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në Patos, në orën 10:00, ndërsa shpenzimet u morën përsipër nga Bashkia Patos.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt  Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina 'Audi' goditi nga pas mjetin 'Toyota', por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip 'Toyota' ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’.

Ndërkohë, rezulton se Igli Madani, i cili u arrestua dje nga policia, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar.  Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje

Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti  'Audi A8', me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo  djalit të tij.

Familja Gushi

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Aksidenti tragjik në Vlorë/ Mes dhimbjes e lotësh, gjyshja përcjell të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë

Dhimbja është e pa matë...kjo derë mbyllet përgjithmonë me përcjelljen në banesën e fundit të 4 anëtareve të familjes Gushi. Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva nuk jetojnë më, jeta e tyre u ndërpre në mes tragjikisht në aksidentin e 25 qershorit në autostradën Fier-Vlorë. Nënën e Silvanës e mbajnë nga krahët, teksa vajton bijtë, ndërs ames dhimbjes thërret 'o lulet e nënës çfarë më bëtë'.

Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Humbja e 4 jetëve ka lënë shumë dhimbje dhe pikëpyetjen e madhe nëse mund të ishte parandaluar?!

1624695375_MAMAJA.jpg