U 'spiunuan' nga fqinjët, policia vë në pranga 'fermerët' me kanabis, nën hetim dhe kryeplaku

U 'spiunuan' nga fqinjët, policia vë në pranga 'fermerët' me kanabis, nën hetim dhe kryeplaku

Droga e kultivuar që u sekuestrua nga policia

Policia ka arrestuar në flagrancë katër persona për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërsa një kryeplak fshati, me iniciale Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, u vu nën hetim për shkak se nuk kishte raportuar për këtë shkelje të ndodhur në zonën e administruar prej tij.

Në aksionin e parë të policisë ranë në pranga A. A.,41 vjeç dhe A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Ndërsa në aksionin e dytë u arrestuan S.B., 26 vjeç dhe A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, 1200 kubikë të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u konstatua pas raportimit të banorëve të zonës.

Policia njofton se materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

Droga e kultivuar që u sekuestrua nga policia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/04/2019 12:51

    Pse i fusni fqinjet ne hasmeri me keto lajme?

    Përgjigju
    • Fredi: 05/04/2019 14:06

      Dmth sipas teje të lihen të qetë të vazhdojnë punën e tyre dhe madje tu puthet edhe mederja me gjith brekët e tyre të “lara”

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës