U stërvit nga Sylvinho, talenti Keslin Shani për Report Tv: Kënaqësi e papërshkrueshme të jesh me Kombëtaren, s’i prisja këto rezultate

Kombëtarja është kulmi për çdo futbollistë dhe këtë e kanë shprehur emra legjendarë si Messi dhe Ronaldo. Ndryshe nuk mund të jetë as për Keslin Shanin, futbollistin e Erzenit, i cili në ditët e para të grumbullimit ishte me kombëtaren e udhëhequr nga Sylvinho. Mbrojtësi 21-vjeçar pati mundësinë të stërvitej ndër të tjerë me kapitenin Ardian Ismajli dhe Arlind Ajeti, dy qendërmbrojtës të cilët kanë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

“Një ndjenjë shumë… nuk di sesi ta përshkruaj se është një ndjenjë shumë e madhe për një futbollistë që të marrë ftesë nga kombëtarja. Kam qenë 4 ditë në grumbullim me ekipin A, me stërvitje 2 herë në ditë. Jam ndjerë shumë mirë edhe me trajnerin Sylvinho,”-u shpreh Keslin Shani, futbollist i Kombëtares.

Për Report TV Keslin tregoi se kush nga futbollistët i qëndroi më pranë në këtë grumbullim të parë.

“Në ekipin kombëtar A ishin edhe lojtarë të cilët i kam njohur në Kroaci edhe ku kam luajtur. Kam ndenjur më shumë me Indrit Tucin dhe Jon Mersinajn të cilët i kam njohur që atje. Më shumë me ato jam afruar,”-tha ai.

Klubi ku luan Keslin aktualisht militon në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë herë 21-vjeçari pati mundësinë të stërvitej nga Sylvinho.

“Shumë ndryshe stërvitja, sepse trajneri Sylvinho është profesionist sepse ka luajtur edhe në ekipe Botërore ku në të gjithë e kemi ëndërr të luajmë. Ishte shumë ndryshe dhe shumë bukur të stërviteshe nga ai,”-deklaroi ai.

Për mbrojtësin e ri rezultatet e kombëtares ishin befasuese, pasi ai nuk e priste që të barazonim me Çekinë dhe të humbnim me Ukrainën.

“Prisja rezultat pozitiv nga kombëtarja sepse ishte atmosferë shumë e mirë. Çunat ishin të gjithë bashkë. Futbolli i ka këto, të tria rezultatet brenda. Besoj se do bëjnë mirë në vazhdim,”-u shpreh futbollisti.

Nëse te kombëtarja debutimi ende s’ka ardhur, te Erzeni Keslin është titullar në çdo ndeshje.

“Me minutat shumë i kënaqur sepse kam luajtur në çdo ndeshje. Për sezonin në aspektin e ekipit jo shumë i kënaqur sepse nuk jemi aty ku kërkon klubi, por do punojmë fort që ta ndërrojmë këtë pozitë,”-deklaroi ai.

Në të kaluarën Keslin Shani ka qenë me ekipin e Vorës, por ka kaluar një periudhë prove edhe te Lokomotiva e Zagrebit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë