U sulmua me thikë në një koncert bamirësie, vdes kryebashkiaku i Danskut në Poloni
Nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike kryebashkiaku i qytetit të Danskut, Pawel Adamowicz, i cili u qëllua me thikë nga një i ri, ndërsa ndodhej në një koncert bamirësie në Poloni.
Pawel Adamowicz, kryebashkiaku i Gdanskut, në Poloni
Redaksia 15 Janar 2019, 10:02 | Përditesimi: 15 Janar 2019, 10:34
Pawel Adamoëics, kryebashkiaku liberal i qyteti polak Gdansk, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike të hënën nga plagët e marra një ditë pasi u godit me thikë nga një ish-i dënuar, teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie në Poloni.
Sipas reuters ai u sulmua me thikë në skenë gjatë finales së një eventi të organizuar nga Orkestra e Madhe e Bamirësisë së Krishtlindjeve.
Gjithashtu, sipas mediave mësohet se vdekja e Pawel Adamowics 53 vjeç, u njoftua nga mjekët që e kanë operuar.
"Nuk mundëm ta shpëtonim", është deklaruar ministri i Shëndetësisë Lukasz Szumoëski për gazetarët nëpërmjet transmetuesit privat TVN. Ndërkohë një nga mjekët kishte thënë se Adamoëics u operua për 5 orë, por pa mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda të marra në zemër, diafragmë dhe stomak. Pas ngjarjes, autoritetet polake identifikuan sulmuesin si një 27-vjeçar i quajtur Stefan, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i plotë.
Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet polake për të mbajtur zi për vdekjen e kryebashkiakut polak Adamowicz, i cili kishte qenë një politikan dhe që kishte drejtuar qytetin e i Gdansk për 20 vjet dhe së fundi ishte rizgjedhur sërisht në këtë post. I njohur si figurë përkrahëse e krahut liberal duke përfshirë edhe qëndrimin e tij pro për strehimin e migrantëve në kundërshtim me qeverinë konservatore nacionaliste të Polonisë.
Kryebashkiaku polak, i cili kishte mbajtur pozicionin që nga viti 1998, është njohur si progresist dhe ka treguar mbështetje për të drejtat e komunitetit të minoriteteve.