Një tentativë grabitjeje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku një 40-vjeçar ka kanosur menaxherin e një supermarketi për t’i marrë xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, autori ka pritur menaxherin sapo ka dalë nga ambientet e marketit dhe, nën kërcënimin e një thike, është përpjekur t'i grabisë paratë e xhiros.
Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari kishte vendosur kapuç për të mos u identifikuar, por forcat e Komisariatit të Policisë kanë arritur ta zbulojnë dhe ta arrestojnë pak orë pas ngjarjes. I dyshuari është person i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje.
Ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Komente









