Teksa hyri në Kuvend në nisje të tij sot në orën 17:00, deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, u sulmua nga protestuesit e opozitës para Parlamentit, të cilët e shtynë. U normalizua situata me ndërhyrjen e policisë. Në përfundim të seancës e cila u mbajt vetëm me deputetët e mazhorancës pas djegies së mandateve nga opozita, Sterkaj i bëri një thirrje të fortë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të pajisur policinë me pajime që t'i përgjigjen një turme të dhunshme. Referuar deklaratës së ish-deputetit Petrit Vasili, se protestuesit do t'i bënin bllokadë deputetëve të mazhornacës për të mos lënë të dalin nga Kuvendi.

"Kjo është anarshi, por ne mendojmë që do zbatojmë ligjin. Situata do vijojë si është më mirë. Kjo është situatë e paprecedentë, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që policinë mos ta nxjerrë pa mjete intervenimi, të jenë të pajisur me të gjitha pajisjet e sulmit të turmave që destabilizojnë vendin",- tha Sterkaj.

"Mos t’i bëjnë thirrje kujt që të cenojnë individë parlamentarë. Sepse çdo individ parlamentar siç kanë këta popullin që i shoqëron kanë dhe parlamentarët popullin që e shoqëron, pra nëse do i përgjigjemi me popull, kjo është anarshi. Por ne mendojmë që të zbatojmë veç ligjin, të ndjekim veç ligjin dhe i bëj thirrje gjithë kolegëve deputetë nuk është normale të bëhen thirrje siç ka bërë Petrit Vasili, bile e mora në telefon po ju them të sinqertë që po qe se i ndodh ndonjë gjë ndonjë deputeti do e kërkojmë tek ai apo tek ndonjë deputet tjetër se nuk i kam ndjekur të gjithë që kërkojnë të sulmohen deputetë që janë përfaqësues të popullit. Kaq kisha", - tha Sterkaj,

Si u shpreh më herët Vasili:

"Këtu është populli. Atje janë minjtë. Po i presim. Nuk flenë dot aty. Ata i janë fshehur popullit. Sot është dita kur populli kërkon vetëm ikjen e tij. Edi shporru. Në Shqipëri do të dominojë vota juaj e lirë.  Këta janë mbledhur fshehurazi", deklaroi Vasili.


Lajmi kryesor:

Flakë dhe përplasje, mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës para Kuvendit (VIDEO)