Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulluan disa lajme se shkencëtari dhe intelektuali amerikan Noam Chomsky kishte ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare pas një goditjeje në tru.
Mirëpo për këto lajme ka reaguar gruaja e tij Valeria Wasserman Chomsky duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.
"Jo, është e rreme", tha ajo ditën e djeshme (18 qershor) për Associated Press.
Sajti brazilian i lajmeve Diario do Centro do Mundo hoqi gjithashtu postimin ku njoftonte vdekjen e Chomsky-t.
Noam Chomsky, i njohur për kritikat e tij ndaj politikës së jashtme të SHBA-së, dha mësim për dekada në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts . Në vitin 2017, ai iu bashkua Kolegjit të Shkencave Sociale dhe të Sjelljes në Universitetin e Arizonës në Tucson.