Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi refuzoi dy herë fletëthirrjet e SPAK për 21 janarin, thotë se nesër do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Berisha sulmoi Altin Dumanin duke thënë se është keqpërdorur dhe e ka përdorur fletëthirrjen dy javë për të bërë propagandë.  

“A do shkoj unë, mos ta shtrojë njeri pyetjen. Unë për çdo njoftim, kam shkuar dhe do shkoj,. E kam ligj. Shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton, me datë 3 unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e SKAP-it. Gazetarët ishin tek dera, unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë. Po të kishin një njoftim ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Berisha s’ka marrë thirrje, bënte që të mbulohej lajmi i 97 mln euro të Ramës dhe Ballukut. E kemi dërguar në PD. Këtu në PD pas një jave i paska ardhur një zarf PD, zarfi që i vjen PD nuk vjen për Berishën. Vetëm dje kur shkoj unë aty thanë ka edhe këtë njoftim. Shumë dakord. Shiko sa i ultë është ai. Përdori një akt ligjor për të bërë dy javë propagandë në shërbim të qeverisë. Pse duhet ta mësoja nga mediat? Do shkoj në SPAK, është hetim politik. Ajo është hetuar me ekspertë ndërkombëtarë, është bërë i plotë hetimi. Por, s’më kanë pyetur njëherë. Se isha njeriu i sulmuar, i rrethuar. Sigurisht që do shkoj, kam qenë  orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë,. Ajo ishte protesta më e dhunshme, me qindra e mijëra gurë janë hedhur ndaj gardistëve. Ligji e përcakton qartë se cili është reagimi i tyre, janë hedhur eksplozivë ndaj tyre, u përdor makina për të thyer derën. Janë deklaratat më serioze ndërkombëtare që thonë se PS kishte axhendë dhune. Ishte skenar dhune i paralajmëruar”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Nesër në SPAK për 21 janarin/ Berisha trembet: Po, janë krim shtetëror...por pa dashje! ''Dumani përdori fletëthirrjen 2 javë për propagandë''