TIRANË- Një ditë para se të shkojë në SPAK dhe të japë llogari për 4 vrasjet në bulevard në 2011, Sali Berisha e pranon se 21 janari është krim shtetëror. Në konferencën nga selia blu, ish-kryeministri i zënë ngushtë nga SPAK pasi fletëthirrjen kësaj radhe e mori në dorë, deklaroi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni.
Ai do të përballet me prokurorët e posaçëm mbi rolin dhe përgjegjësinë e tij për plumbat e vërtetë që derdhën mbi protestuesit nga garda e republikës në kohën kur Edi Rama asokohe drejtues i opozitës protestonte para zyrës së tij kryeministrore.
Berisha vijon me linjën qesharake të mbrojtjes, ai e pranon se 21 janari është krim shtetëror, por sipas tij ishte një krim shtetëror pa dashje. Ish-kryeministri mbrojti Gardën, që qëlloi me plumbat e shteti në drejtim të protestuesve, duke thënë se kanë vepruar sipas ligjit.
“Roja vepron sipas ligjit, po të gjuajti breshëri në ajër, po vazhdoi të të gjuajë te këmbët, pastaj neutralizim. Ky është ligji i bëri nga socialistët. Nëse fillimisht u tha se janë plumba nga afër çka linte për të nënkuptuar se janë demonstrues që kanë gjuajtur njëri tjetrin, më vonë u tha jo. Ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorur në përputhje me rregullat dhe ligjin, janë vrasje shtetërore pa dashje, edhe këto quhen vrasje shtetërore”, tha Berisha.
Pasi bëri lojëra me fletëthirrjen dhe refuzoi 2 herë të shkonte në SPAK, kreu i PD sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani, të cilin e akuzon se përdori fletëthirrjen 2 javë për propagandë në shërbim të qeverisë.
“Unë për çdo njoftim, kam shkuar dhe do shkoj. Shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton, me datë 3 unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e SKAP-it. Gazetarët ishin tek dera, unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë. Po të kishin një njoftim ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Berisha s’ka marrë thirrje, bënte që të mbulohej lajmi i 97 mln euro të Ramës dhe Ballukut. E kemi dërguar në PD. Këtu në PD pas një jave i paska ardhur një zarf PD, zarfi që i vjen PD nuk vjen për Berishën. Vetëm dje kur shkoj unë aty thanë ka edhe këtë njoftim. Shiko sa i ultë është ai. Përdori një akt ligjor për të bërë dy javë propagandë në shërbim të qeverisë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK nesër në orën 09:00. Kjo është fletëthirrja e tretë që i dërgohet Berishës, i cili dy të parat kishte refuzuar ti merrte. Ndonëse fletëthirrja e dytë i ishte dërguar në 3 adresa, tek banesa, selia e PD dhe në Kuvend, Berisha kishte udhëzuar rojet e banesës që mos ta pranonin, ashtu si edhe grupin parlamentar.
Fletëthirrja e tretë iu dorëzua Berishës në dorë, teksa shkoi në SPAK për tu paraqitur për aferën Partizani. Berisha kërkoi një datë tjetër me argumentin se do të ishte jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK e afroi datën dhe caktoi të mërkurën e 19 nëntorit si datën për tu paraqitur. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Dosja 21 janari
SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.
I braktisur edhe nga militantët në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha thotë se ajo ishte një foltore ku mund të vinin ata që dëshirojnë. I pyetur nga gazetarët nëse është ai që nuk po frymëzon më, Berisha u shpreh se kjo nuk ishte një protestë kombëtare, ndonëse në fakt edhe protestat kombëtare para kryeministrisë i kanë dështuar pothuajse me të njëjtin nivel pjesëmarrjeje si një ditë më parë.
“Themeluan foltoren e parë parlamentaro-qytetare në historinë e vendit, para pallati të krimit. Dje PD nuk kishte thirrur miting, një foltore. Nëse ne vendosim për protesta masive, kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. S’ka qenë protestë kombëtare, do jetë foltore-parlamentaro qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë”, tha Berisha.
Kreu i PD thotë se foltorja do të jetë zëri i qytetarëve që do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, si edhe zëri i deputetëve, duke akuzuar mazhorancën se nuk i lejon të flasin në Kuvend. Edhe njëherë tha se foltorja do “shpëtojë Shqipërinë”.
“Ajo ka qëllim që zëri i qytetarëve të kërkojë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, deputetëve që u mbyllet zëri në parlament, të vijnë të flasin para qytetarëve, shqiptarëve, ti paraqesin çështjet para kryeministrisë. Kjo foltore ka këto qëllime. Nëse foltorja e parë kishte qëllim ringritjen dhe shpëtimin e PD, kjo foltore shpëton shoqërinë shqiptare. Është tjetër”, tha Berisha.
Një ditë para se të shkojë në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, Berisha përdor një mbrojtje qesharake. Nga selia blu, Berisha mbrojti krimin e 21 janarit, duke thënë se është krim shtetëror, por pa dashje. Berisha tha se Garda ka vepruar në përputhje me ligjin.
“Roja vepron sipas ligjit, po të gjuajti breshëri në ajër, po vazhdoi të të gjuajë te këmbët, pastaj neutralizim. Ky është ligji i bëri nga socialistët. Nëse fillimisht u tha se janë plumba nga afër çka linte për të nënkuptuar se janë demonstrues që kanë gjuajtur njëri tjetrin, më vonë u tha jo. Ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorur në përputhje me rregullat dhe ligjin, janë vrasje shtetërore pa dashje, edhe këto quhen vrasje shtetërore”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi refuzoi dy herë fletëthirrjet e SPAK për 21 janarin, thotë se nesër do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Berisha sulmoi Altin Dumanin duke thënë se është keqpërdorur dhe e ka përdorur fletëthirrjen dy javë për të bërë propagandë.
“A do shkoj unë, mos ta shtrojë njeri pyetjen. Unë për çdo njoftim, kam shkuar dhe do shkoj,. E kam ligj. Shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton, me datë 3 unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e SKAP-it. Gazetarët ishin tek dera, unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë. Po të kishin një njoftim ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Berisha s’ka marrë thirrje, bënte që të mbulohej lajmi i 97 mln euro të Ramës dhe Ballukut. E kemi dërguar në PD. Këtu në PD pas një jave i paska ardhur një zarf PD, zarfi që i vjen PD nuk vjen për Berishën. Vetëm dje kur shkoj unë aty thanë ka edhe këtë njoftim. Shumë dakord. Shiko sa i ultë është ai. Përdori një akt ligjor për të bërë dy javë propagandë në shërbim të qeverisë. Pse duhet ta mësoja nga mediat? Do shkoj në SPAK, është hetim politik. Ajo është hetuar me ekspertë ndërkombëtarë, është bërë i plotë hetimi. Por, s’më kanë pyetur njëherë. Se isha njeriu i sulmuar, i rrethuar. Sigurisht që do shkoj, kam qenë orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë,. Ajo ishte protesta më e dhunshme, me qindra e mijëra gurë janë hedhur ndaj gardistëve. Ligji e përcakton qartë se cili është reagimi i tyre, janë hedhur eksplozivë ndaj tyre, u përdor makina për të thyer derën. Janë deklaratat më serioze ndërkombëtare që thonë se PS kishte axhendë dhune. Ishte skenar dhune i paralajmëruar”, tha Berisha.
Komente













Vrasjet jane aq pa dashje sa ky bajga eshte mburrur disa here qe do te kishte vrare edhe me shume protestues perfshire edhe Ramen liderin e opozites se kohes.Jane aq pa dashje sa fshiu serverin dhe shkaterroi provat.Jane aq pa dashje sa ndaloi prokurorine te hetonte ceshtjen ne kohe dhe te arrestonte gardistet.
Përgjigju