TIRANË- Duhet si vazhdimësi e "telenovelës" Mihal Kokëdhima...Ky është 34-vjeçari Robert Skara, i cili ka bërë një skenë të paimagjinueshme në kryeqytet, vetëm sepse teksa po lëvizte me monopatinë në rrugën "Konferenca e Pezës" tek "Ish Qyteti i Nxënësve", është trembur nga një makinë dhe është hakmarrë në mënyrën më ekstreme të mundshme.

Gjysmë i zhveshur, me bluzën e bardhë në dorë, ka hipur mbi makinë dhe me këmbë ka thyer xhamin e parë te shoferi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar foto ekskluzive nga ky moment, që duhet si një skenë e shkëputur nga një film. Më pas, sikur kjo të mos mjaftonte, Skara ka goditur dhe me grushte shoferin me inicialet K.B..  

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, duke parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohej më tutje. Ndaj Skarës rëndojnë tre akuza për veprat penale, më konkretisht "Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja" .

Autori, Robert Skara duke thyer xhamin e makinës