U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Banjskë

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zvecanit ku mbeti i vrarë polici me origjinë nga Kosova, Afrim Bunjaku, u është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

3 të dyshuarit do të jënë në paraburgim deri me 24 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”, tha ajo.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë