Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të regjisorit Edmond Budina, i cili lëshoi akuza të forta kundër qeverisë duke thënë se u vendos diktatura dhe se Presidenti Meta duhet të ndërhynte dhe të shpërndante parlamentin. Me një mesazh në twitter, Rama tha se nuk mund ta ndalojë atë të ketë mendimin e vet të ndryshëm në krahasim me aktorët e tjerë të njohur që kërkojnë një teatër të ri, por nuk e fal dhe nuk i takon atij të fyej dhe shajë me akuza të pabaza.

Ai shprehet se nuk ka asnjë lidhje me punët e zeza me të cilën e akuzoj, ndërsa sa për partitë që po mbrojnë sot teatrin nuk kanë ngulur kurrë një gozhdë për artin e kulturën

Rama shprehet se sharjet dhe fyerjet  nuk janë as kulturë e art dhe as demokraci dhe se një pakicë nuk mund  t'i imponohet vullneti të shumicës.

"Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare... Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s'kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.. Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë,bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd... Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës", shkruan Rama.

Regjisori Edmond Budina lëshoi akuza edhe ndaj ndërkombëtarëve që janë shprehur se do i mbështetin artistë, por sot nuk bënë asgjë.

"Sot përfundimisht u vendos diktatura në Shqipëri. Shteti i krimit ndërhyri duke tërhequr zvarrë qytetarët. Shokët tanë janë masakruar. Ky është akt i turpshëm. Kur u shemb ishin 10 veta brenda, Neritan Liçaj mes tyre. I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në çfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë. Dhe ambasadorja amerikane që bëri shoë me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal. I bëj thirrje presidentit. Në 2 mars ishim në shesh, është momenti të shpërndajë parlamentin ilegjitim. U gjendëm në befasi kur erdhën. Kush do të vijë në pushtet do të bëjmë të mundur që ky teatër të bëhet sikur gjë. Hynë me armë luftarake. Mafizoët dalin nga burgjet" tha Budina.