Familjarë të të ndjerit Qamil Zela, i cili u vetëvar dy ditë më parë në burgun e Rrogozhinës, kanë zhvilluar homazhe përpara Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Qëllimi i këtyre homazheve ishte pikërisht në formën e një proteste, kundër drejtësisë. Sipas familjarëve të 52-vjeçarit, ai u vra nga drejtësia Shqiptare, e cila e la padrejtësisht në burg për vetëm 32 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu ata kërkojnë llogari edhe nga drejtuesit e burgut të Rrogozhinës, të cilët edhe pse ishin në dijeni që Qamili po kalonte momente depresioni, nuk morën asnjë masë për kurimin e tij.
Sipas tyre prokurori, Skënder Mestalli, qëllimisht nuk është paraqitur në gjyqin e 52-vjeçarit, me pretendimin se ishte sëmurë.
52-vjeçari, Qamil Zela u arrestua në 20 tetor nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Ai prej dy muajsh rrinte në dhomat e paraburgimit në Rrogozhinë në pritje të vendimit të gjykatës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO