U vodhën paratë në banesë, flet djali i shtëpisë: Ndodhi sapo u nisa për Greqi, ja sa para na kanë marrë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vjedhja e një sasie të konsiderueshme parash nga disa persona në një banesë në Dropull të Gjirokastrës. Djali i familjes është shprehur se në banesë kishte paratë që fitonte nga puna dhe se ditën e djeshme sapo ishte larguar për në Greqi. Ai dyshon se këtë veprim ta kenë kryer njerëz që e njohin nga afër.

"Më shumë na vjen keq për dokumentet e bankës kartata e identitetit dhe ato të doktorëve që vemi në Janinë. Sikur të isha naj biznesmen, një copë taksixhi jam. Mund të jetë 2500 euro. U tremba në fillim por nuk është ajo shifër që u tha në fillim, se djali i kishte marë lekët dhe i kishte çuar në Janinë. Janë edhe ca lek, 80 mije lek dhe 1500 euro. I mbajmë në shtëpi, kemi plakën, sot jemi nesër sjemi, lekët duhen në shtëpi." tha djali i shtëpisë.

"Erdhën nga kunati andej, u futen brenda. I kane vene pistoleten ne koke. Kanë marrë plotë gjëra. Kanë marrë lekë dokumente dhe çfarë kisha. Sa erdha nga Athina dhe ende nuk e di çfarë kanë arrë. Mamaja është në gjendje shumë të rënduar. Lekët i kishim nga puna, nuk kisha para. Ato që punoja kisha. na ka dërguar edhe djali. Nuk e di nëse e ka ditur njeri. Ata flisnin edhe shqip edhe greqisht. Ne dje në mëngjes ikëm në Athinë. " tha nusja e shtëpisë.


Lajmi kryesor:

Dropull/ Hajdutët hyjnë brenda banesës së dy të moshuarve dhe u marrin paratë, djali i familjes: Na morën rreth 2 mijë euro (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur