U vodhi për 10 vite rreth 1 mln euro 25 klientëve, në pranga ish-drejtori i bankës në Bilisht

U vodhi për 10 vite rreth 1 mln euro 25 klientëve, në pranga ish-drejtori i bankës në Bilisht

Foto ilustruese

KORÇË- Ervin Çokani, ish-drejtor i bankës në Bilisht, është arrestuar nga policia, pasi Gjykata e Shkallës së parë e kishte liruar me kusht. Ervin Çokani, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Korçë me 9 vite e 4 muaj burg për vjedhje. 45-vejçari u vodhi për rreth 10 vite 1 mln euro 25 klientëve.

‘Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht). Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.’- njofton policia.

Në 15 nëntor të vitit 2021 ai përfitoi lirimin me kusht me arsyetimin se ka qenë i padënuar më parë, ka plotësuar 3/4 e dënimit, ka pasur sjellje shembullore si dhe me qëllim punësimin për të shpërblyer dëmet e shkaktuara ndaj klientëve prej të cilëve ai përfitoi shumat e majme.

Por pas vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë me 15.03.2022 e cila ka vendosur lënien në fuqi të vendimit në datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë që e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda Ervin Cokani, është rikthyer në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin. Në vitin 2015 me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e bankës se nivelit te dyte pasi iu mori 26 klientëve shuma në vlerë rreth 945 mijë euro.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver