U vodhën 4 vjet më parë, gjenden dy pikturat e famshme të Pikasos dhe Shagall! Veprat kushtojnë 900 mijë dollarë

U vodhën 4 vjet më parë, gjenden dy pikturat e famshme të Pikasos dhe Shagall! Veprat kushtojnë 900 mijë dollarë

Pikturat e vjedhura te Pikasos dhe Shagall

Dy piktura që rezultonin të vjedhura, "Koka" ("Tête") e Picasso-s dhe "Njeriu duke u lutur" ("L'homme en priere") e Chagall janë gjetur në qytetit Antëerp të Belgjikës. Policia begle, siç raporton CNN, ka deklaruar se veprat e artit janë në gjendje të mirë. Ato janë vjedhur nga një koleksionist i artit në Tel Aviv të Izraelit në vitin 2010 dhe kushtojnë 900 000 dollarë. Në atë kohë janë vjedhur përpos dy pikturave edhe disa bizhuteri që preknin vlerën 680 000 dollarë, por që nuk janë gjendur ende. Hetimi i policisë belge ka nisur, kur një burim i ka informuar se një shtetas belge po i ofronte veprat për shitje, ndërsa siç bëhet me dije i dyshuari kryesor është arrestuar.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit