Parlamenti ka zgjedhur sot Ilirjan Celibashin komisioner shtetëror të zgjedhjeve të ardhshme me 106 vota pro.
Celibashi ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e fundit të aplikimeve për vendet vakante të KQZ-së së re dhe ka rezultuar se ai ka qenë një nga kandidatët që ka marrë votat maksimale, duke u rikthyer sërish në krye të këtij institucioni pas 14 vitesh.
Por cili është rrugëtimi i i tij politik? Celibashi ka hyrë në KQZ më 10 Shkurt të vitit 2001. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin Celibashki dhe Igli TOSKA.
Mandati i tij përfundoi në vitit 2006. Në këtë vit përfundoi mandati edhe për Pandeli Varfin dhe Tomor Malajn, të cilët u zëvendësuan me Flamur Çaton, Fatmir Kumbaron dhe Arben Ristanin.
Si duket ky nuk ka qenë rrugëtimi i tij i fundit në KQZ, pasi nga sot do të jetë në krye të këtij institucioni për të mbikqyrur zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Pasi drejtoi KQZ-së në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit. Më pas ai u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Postin e dytë më të rëndësishëm në KQZ, atë të Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.
Sot në garë me Celibashin ka qenë edhe Bledar Skënderi, pasi PD skualifikoi kandidaturën e tretë: ish-ministrin demokrat Ilir Rusmajlin.
Lajmi kryesor:
Krijohet KQZ-ja e re! Me 106 vota pro rikthehet në krye Ilirjan Celibashi! Me eleminimin e Rusmajlit PD 'djeg' mundësinë të marrë edhe drejtimin e saj
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.6%
-
Pak
83.9%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48
-
Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet
23 Mars, 14:17