TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare ngritjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të zëvendësojë KQZ-në! Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi rikthehet në këtë institucion, duke zgjedhur në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 106 vota pro. Në postin në Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Opozita pati mundësinë që në krye të KQZ-së së re të kishte ish- ministrin e saj, Ilir Rusmajlipor përfaqësuesi i saj Oerd Bylykbashi e s'kualifikoi atë. Siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët, ky vendim vjen si hakmarrje e ish- kryeministrit Sali Berisha për të gjitha herët kur Rusmajli i ka dalë kundër, që nga bllokimi i përgjimeve, pasuritë, Gërdeci tek ekstradimi i Izet Haxhisë. Rusmajli erdhi si propozim i PS-së, për të cilën kryeministri Edi Rama tha sot se kjo ishte në kuadër të frymës së bashkëpunimit, por që opozita e refuzoi.

Me 107 vota, anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë zgjedhur Ilirjana Nako, Dritan Caka, Arens Çela, Muharrem Çakaj, dhe Helga Vukaj. Ndërsa shkalla e tretë e ankimimit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, do të përbehet nga Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Cefa, Ledio Braho.

KQZ-ja e re
Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)

Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve  (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim)
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj

Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim)
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
U votua me 106 vota nga Kuvendi, kush është rrugëtimi politik i Ilirjan Celibashit i cili rikthehet pas 14 vitesh në krye në KQZ

 Parlamenti ka zgjedhur sot Ilirjan Celibashin komisioner shtetëror të zgjedhjeve të ardhshme  me 106 vota pro.

Celibashi ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e fundit të aplikimeve për vendet vakante të KQZ-së së re dhe ka rezultuar se ai ka qenë një nga kandidatët që ka marrë votat maksimale, duke u rikthyer sërish në krye të këtij institucioni pas 14 vitesh.

Por cili është rrugëtimi i i tij politik? Celibashi ka hyrë në KQZ më 10 Shkurt të vitit 2001. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin Celibashki dhe Igli TOSKA.

Mandati i tij përfundoi në vitit 2006. Në këtë vit përfundoi mandati edhe për Pandeli Varfin dhe Tomor Malajn, të cilët u zëvendësuan me Flamur Çaton, Fatmir Kumbaron dhe Arben Ristanin.

Si duket ky nuk ka qenë rrugëtimi i tij i fundit në KQZ, pasi nga sot do të jetë në krye të  këtij institucioni për të mbikqyrur zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Pasi drejtoi KQZ-së në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit. Më pas ai u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Postin  e dytë më të rëndësishëm në KQZ, atë të Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Sot në garë me Celibashin ka qenë edhe Bledar Skënderi, pasi PD skualifikoi kandidaturën e tretë: ish-ministrin demokrat Ilir Rusmajlin.