U votua në Kuvend, shteti shet
trojet nën banesa me leje
Sipas p/ligjit të miratuar dje me votat e mazhorancës, qiratë e papaguara mund të falen, kur pronari dorëzon kërkesën për privatizim brenda këtij viti. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme do të bëhet deri më 1 korrik, ulet 20% çmimi i truallit.
Ndryshojnë sërish rregullat për privatizimin e trojeve që ndodhen nën banesat e ndërtuara në vitet e para pas demokracisë. Ligji ishte iniciuar nga qeveria aktuale dhe është miratuar më 2010-ën, por, pa kaluar as dy vjet, janë bërë amendime për afate dhe kushte. Diskutimi dje në séance plenare në parlament nuk ka shime, në emër të grupit socialist, duke u shprehur se "qeveria vazhdon të falë pronat e pronarëve legjitimë. Sot qeveria po u thotë pronarëve të vjetër se po I shes pronat e tua, pastaj do të të bëj kompensimin që u takon ishpronarëve", theksoi ajo. Kodheli tha se me pronarët PS në pushtet do të ndërtonte një marrëdhënie totalisht tjetër dhe se do t'i konsideronte ata si një potencial të zhvillimit të vendit. "Në këtë mënyrë i jepet fund talljes së qeverisë me pronarët dhe vendoset në vend padrejtësia ndaj tyre, që, për ne, do të thotë një Shqipëri më e drejtë për të gjithë", tha Kodheli.
Duke shtuar se pronarët që duan t'u kthehet prona, fermerët që punojnë tokën apo ata qytetarë që përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit kanë nevojë për një pronë të regjistruar dhe me çertifikatë, të cilën ne do t'ua japim dhe ju nuk ua keni dhënë dot, deklaroi ajo. Sipas ndryshimeve të bëra, qiratë e papaguara mund të falen, kur pronari dorëzon kërkesën për privatizim brenda këtij viti, ndërkohë që, në se kërkesa për pagesë të menjëhershme do të bëhet deri më 1 korrik të këtij viti, ulet 20% çmimi i truallit.
Ligji ka kaluar vetëm me 70 vota pro. Sipas ligjit, do të përfitojnë të drejtën e blerjes së tokës nën ndërtime me leje, të gjitha banesat që janë lejuar nga komitetet pluraliste të pushtetit vendor gjatë viteve 1991- 1993, deri sa u krijua Agjencia e Privatizimit. Gjithashtu, përfitojnë edhe ndërtimet që janë bërë pas kësaj periudhe, deri në autorizimin e shitjes së tokës. Së fundit, në ligj është futur edhe kategoria e ndërtesave të privatizuara nga pronat e ish-kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore. Fjala është për ato ndërtime të kësaj periudhe, që janë të ligjshme, se janë me leje ndërtimi, por toka nën to nuk u është dhënë në pronësi atyre që kanë ndërtuar këto banesa. Kështu, pronarët e banesave i kanë shtëpitë të tyre prej 20 vjetësh, por nuk janë pronarë të truallit, i cili është ende publik.
Për këtë, shteti nuk merr as qira nga pronësia mbi truallin. Në Ministrinë e Financave kanë ardhur shumë kërkesa për të përfituar nga ligji, por është zbuluar se në 400 raste ligji i kishte lënë jashtë mbulimit të tij dhe nuk mund të miratoheshin. Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi votën kundër për këto ndryshime, në emër të grupit socialist, duke u shprehur se "qeveria vazhdon të falë pronat e pronarëve legjitimë”.
Sipas ndryshimeve të bëra, qiratë e papaguara mund të falen, kur pronari dorëzon kërkesën për privatizim brenda këtij viti, ndërkohë që, në se kërkesa për pagesë të menjëhershme do të bëhet deri më 1 korrik të këtij viti, ulet 20% çmimi i truallit.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit
24 Nëntor, 15:26
-
GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës
24 Nëntor, 15:24
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Zbardhet vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:02
-
'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë
24 Nëntor, 14:52
-
‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane
24 Nëntor, 14:47
-
'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi
24 Nëntor, 14:38
-
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje
24 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: 3 mijë veta këtu e 30 jashtë! Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21