Nëna rrënqethi me rrëfimin për djalin që u vra nga forcat serbe, shtatore për 7- vjeçarin, skulptori i veprës për Report Tv: Duam të sjellim Leotrima edhe në Tiranë

I frymëzuar nga dëshmia e nënës së tij për humbjen e jetës së djalit të saj 7-vjeçar Leotrimin Mehmeti, nga forcat serbe në derën e oborrit të shtëpisë së tij, skulptori Sabri Behramaj e ka përjetësuar atë në shtatore.

Teksa shprehi dëshirën që vepra të tilla të të rënve në luftë të vendosen edhe në Tiranë, në një lidhje skype për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, skulptori tha se këto vepra ngelen në breza dhe tregojnë vuajtjet nëpër të cilat kanë kaluar popujt. 

"Detyra e skulptorit është që ngjarjet ti bëjë vepra arti, për të përcjell tek brezat e ardhshëm ato vuajtje që ka përjetuar populli ndër vite.  Do doja që të kishim edhe një hapësirë në Tiranë që ta sjellim atje dhe Leotrimat e tjerë që kanë rënë në Kosovë dhe besoj se do gjendet ndonjë hapësirë sado e vogël për të rënët si pasojë e luftës”, tha ai.

Teksa tregon për kohën që i është dashur për të realizuar këtë shtatore, skulptori tregoi se ky projekt është mbështetur dhe nga nëna dhe familjarët e Leotrimit.

“Në vitin 2022 kam parë një publikim në rrjetet sociale një intervistë me nënën e Loetrimit dhe rrëfimi i saj për vrasjen e djalit të saj më shtyu të ndërtojë një vepër dhe t’ ja dedikoj atij.  Më janë dashur disa muaj për ta realizuar.  Kam marr shumë mesazhe dhe komente për punën e bërë. Leotrimi ka qenë në klasën e parë dhe ka qenë fillimi i vitit shkollor dhe ai mban në dorë fletoren dhe në dorën e majtë e mban tek ajo pjesa ku kanë rënë copat e granatës.  Ai një histori shumë prekëse dhe unë e kam shumë të vështirë të shprehem.  Nëna e tij e përjeton që prej vitesh këtë humbje, por kanë qenë të emocionuar dhe e kanë mirëpritur këtë projekt”, tha ai.

Leotrim Mehmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa shtatorja e tij është vendosur në Skenderaj. Ai ishte 7- vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit.

Dëshmia e nënës së tij është një nga më të rëndat, që tregon masakrat e kryera nga serbët gjatë vitit ’99 në Kosovë, duke mos kursyer as fëmijët. Ajo ka treguar se Leotrimin e gjeti të shtirë në oborr, të mbuluar me gjak.

Leotrimi më ka thirrë: "Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku. Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë 'ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë", rrëfen ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë

SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë