U vra në 2018, Prokuroria e Tiranës sekuestron 37 pasuri me vlerë disa milionë euro të familjarëve të Devi Kasmit

TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar miliona euro pasuri të familjarëve të Devi Kasmit, i cili u vra në janar 2018 në Tiranë për prishje të pazareve të drogës. Familjarëve të Kasmit dhe gruas së tij, E. Selimi iu sekuestruan 37 pasuri me vlerë disa milionë euro. Pokuroria thotë në një njoftim zyrtar për mediat, se nga ana e policisë gjyqësore u krye verifikimi i pasurive të E.Selimi, bashkëshortja e Devi Kasmit dhe familjareve të tyre, të cilëve u rezultojnë disa kontrata shit-blerjesh pasurish të tundshme dhe të patundshme, si dhe disa pasuri të regjistruar në Kadastër.

Pronat e sekuestruara rezultojnë që të jenë në emër vëllait, babait, nënës, gruas dhe të tjerë familjarë të Kasmit, thotë prokuroria në një njoftimin për shtyp.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal numër 3211 më 30 Prill 2020  për veprat penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”. Verifikimet e pasurisë u bënë nga institucione të ndryshme që prokuroria kërkoi informacion.

“Pasuritë nuk justifikohen nga një aktivitet ekonomik i mirëfillte. Ato pasuri dyshohet se rrjedhin dhe janë produkt i akivitetit kriminal. Personat që i zotërojnë këto pasuri,  nuk rezultojnë të kenë veprimtari të rregullt dhe të mirëfilltë ekonomike që të justifikojnë burimin e ligjshëm dhe me pas edhe rritjen e këtyre pasurive”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Pas hetimeve të kryera, prokuroria thotë se vendosi sekuestrimin e pronave të mëposhtme:

  1. Pasuria me nr.9/196 vol.3 faqe 174 zona kadastrale 8320 ne emrin e D. Kasmi (vellai i Devi Kasmit).
  2. Pasuria me nr. 9/573 vol.27 fq. 8 zona kadastrale 8320 ne emer te D. Kasmi. (vellai i Devi Kasmit)
  3. Pasuria me nr. 9/572 vol.27 fq. 7 zona kadastrale 8320 ne emer te  D Kasmi. (vellai I Devi Kasmit)
  4. Pasuria me nr. 5/80 vol.9 fq. 214 zona kadastrale 8370 ne emer te  B. Kasmi.(Babai)
  5. Pasuria me nr. 1110/5 vol.12 fq. 100 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.(nena e bashkëshortes së Devi Kasmit)
  6. Pasuria me nr. 1109/2 vol.12 fq. 122 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.(nena e bashkëshortes së Devi Kasmit)
  7. Pasuria me nr. 1109/1 vol.12 fq. 121 zona kadastrale 3993 ne emer te F.  Selimi.
  8. Pasuria me nr. 1109 vol.12 fq. 200 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  9. Pasuria me nr. 1110/6 vol.12 fq. 101 zona kadastrale 3993 ne emer te F.Selimi.
  10. Pasuria me nr. 1110/7 vol.12 fq. 123 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  11. Pasuria me nr. 1109/1 vol.12 fq. 121 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  12. Pasuria me nr. 1109 vol.1 fq. 200 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  13. Pasuria me nr. 1110/6 vol.12 fq. 101 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  14. Pasuria me nr. 1110/7 vol.12 fq. 123 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  15. Pasuria me nr. 1110/8 vol.12 fq. 124 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  16. Pasuria me nr. 1110/1 vol.12 fq. 234 zona kadastrale 3993 ne emer te F. Selimi.
  17. Pasuria me nr. 6/335 vol.31 fq. 118 zona kadastrale 8360 ne emer te E. Selimi (Bashkeshortja e Devi Kasmi)
  18. Pasuria me nr. 6/140+2-25 vol.37 fq. 7 zona kadastrale 8360 ne emer te H. Shehu (Motra e bashkeshortes se Devi Kasmit)
  19. Pasuria me nr. 1109/2 vol.12 fq. 122 zona kadastrale 3993 ne emer te H.Shehu. (Motra e bashkeshortes se Devi Kasmit)
  20. Pasuria me nr. 6/140+2-26 vol.37 fq. 8 zona kadastrale 8360 ne emer te H.Shehu. (Motra e bashkeshortes se Devi Kasmit)
  21. Pasuria me nr. 7/675+1-27 vol 27 fq.13 zona kadastrale 8340 ne emer te H. Shehu. (Motra e bashkeshortes se Devi Kasmit)
  22. Pasuria nr. 1/461+1-17 vol 21 fq 231. Ne emer te Xh. Kasmi (Mamaja e Devi Kasmit)
  23. Pasuria nr.2/117 vol 26 faqe 239 zk 8140. Ne emer te Devi Kasmi
  24. Pasuria me nr.6/140+2-13 vol 6 fq.205 zona kadastrale 8360. Ne emer te H. Shehu
  25. Automjetin me targa AA 486 PM e markes Benz GLK viti 2010 ner emer te H. Shehu.
  26. Pasuria nr 6/157-N4 vol.26 fq.144 zonen kadastrale 8360 ne emer te Xh. Kasmi
  27. Automjeti Mercedez Benz me targa AA486PM.
  28. Kontrate shkembimi nr.1669R ep nr.666kol date 19.04.2016 lidhur midis E.Selimi dhe E. K. E.Selimi i jep pronen me siperfaqe 52.06m2 rruga Fadil Rada zona kadastrale 8150, nr pasurie 6/571-N6, vol 52 fq 222 dhe perfiton pronen e E.K me siperfaqe 142.40m2 ne rrugen Urani pano hyrja 1 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-N8/2B ne vol.27 fq.149.
  29. Prona ne zonen kadastrale 8140 nr pasurie 3/913-N1 vol.35 fq.247 dhe pasuria apartament me siperfaqe 51.5m2 ne rrugen Qemal Stafa zona kadastrale 8140 nr.pasurie 3/237+1-3 volumo 5 fq.49 ne emrin e D. Kasmi (vellai i Devi Kasmit)
  30. Bodrum e ndodhur ne rrugen Urani Pano me siperfaqe totale 436m2 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B4, vol. 33 faqe 221.
  31. Njesi e ndodhur ne rrugen Urani pano me siperfaqe 38.28m2 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6.157-N4 vol.26 fq.144.
  32. Apartament banimi ne rrugen Dull Keta h.1 ap.12 me siperfaqe 78.30m2 ne zonen kadastrale 8360 me numer pasurie 7/229+1-12 vol.27 fq.28.
  33. Apartament banimi ne rrugen Kongresi i Manastirit h.1 ap.17 me siperffaqe 90.60m2 zona kadastrale 8130 nr pasurie 1/461+1-17 vol.21 fq.231.
  34. Bodrum ndodhur ne rrugen Urani Pano hyrja 1 me siperfaqe 296m2 ne zonen kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B3 vol.26 fq.140.
  35. Bodrum ne rrugen Urani Pano hyrja 1 me siperfaqe 140m2 ne zonen kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B2 vol. 26 fq. 139 ne emer te E.Selimi.
  36. Kontrate dhurimi apartamenti me nr.6677rep dhe nr.1899kol date 30.12.2014 me pale dhuruese shtetasen Çetina Zajmi dhe perfituese E.Selimi
  37.  Apartament ne rrugen Fadil Rada me siperfaqe 52.6m2 ndodhur ne zonen kadastrale 8150 me vertetim pronesie nr. 6/571-N6, vol 52, fq 222 ne emer te E.Selimi.

 

Burimi zyrtar: Prokuroria e Tiranës

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se bashkëshortja e Devi Kasmit kishte prokurë për pronat e D.Shehut, që është motra e Olsi Shehut. Ky i fundit – thotë prokuroria – nga informacionet e marra në rrugë operative rezulton ka qenë pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që drejtohej nga Devi Kasmi kryesisht në shitjen dhe menaxhimin e lëndëve narkotike në shtetin Italian”. Olsi Shehu ishte shpallur në kërkim më 23.03.2017 per veprën Penale "Shkelje te Ligjit per drogat" por më  26.09.2017 është kapur nga vete autoritetet italiane dhe eshte denuar me 17 vjet burg per vepren penale "Shkelje te Ligjit per drogat" parashikuar nga nenet 73, 74 dhe 309/90 te Kodit Penal Italian”, thotë prokuroria në njoftim zyrtar.

Në shkurt të vitit 2019 prokuroria mbylli hetimet për ekzekutimin e Devi Kasmit dhe dosja u dërgua në gjykatë. (Lexo këtu).  Efthymiou Efthymious, 41 vjeç,  lindur e banues Arta Greqi u dënua nga Gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit poshtë pallatit të banesës ku jetonte. Ndërsa si porositës grupin kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari, ende i shpallur në kërkim.

Prokuroria thotë se pas vrasjes së Kasmit në rrugën "Kongresi i Manastirit" gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike, një armë zjarri automatik si dhe dy krehëra me nga 10 fishekë të cilët viktima i mbante pa leje. Sipas informacioneve nga Interpol Madrid Spanjë Devi Kasmi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 21.05.2010 për veprën penale të vrasjes, por dosja është arkivuar pasi me datë 29.01.2018 ai është vrarë në Tiranë.

1616581352_1616578438kasmi.jpg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot