SPAK jep pretencën për vrasjen e Devi Kasmit, burg përjetë grekut, 35 vite pas hekurave për Halipajn
Ethimious Efthimiou dhe viktima Devi Kasmi
SPAK ka dhënë sot pretencën për dy të pandehurit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Për grekun Ethimious Efthimiou, i cili sipas akuzës është vrasës me pagesë është vendosur burgim i përjetshëm, ndërsa 35 vite burg janë dhënë për Elton Halipajn.
Më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë u vra Devi Kasmi, ndërsa për ngjarjen u vunë në akuzë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Halipaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Prokuroria më herët ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.
“Nuk e njoh Devi Kasmin, hera e parë që dëgjova për të ishte në lajme kur u ndalova nga policia. Nuk mbaj mend se çkam bërë para 4 mujash më 21 Janar 2018, ose në kafe ose gjëra të zakonshm,”- ka deklaruar greku më herët në prokurori.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.2%
-
PD
12.3%
-
Partitë e vogla
20.6%
Vota total: 472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Bufi ushqehet me minj! Beteja ime është për Shqipërinë e fëmijëve tanë
13 Mars, 08:19
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Anri Bala: Pse SPAK nuk i heton financuesit dhe informatorët e 'gazetarëve të posaçëm' kur bëhen presione ndaj drejtësisë?
12 Mars, 09:30
-
Mero Baze: Nëse 'prova' e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër
11 Mars, 20:44
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34
-
Zgjedhjet/ Petro Koçi tërhiqet: S’do jem në listën për deputet, s’kam në ngarkim asnjë zonë, por do punoj për PS! Kush ka probleme me SPAK të mos kandidojë
11 Mars, 09:05
-
Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës
10 Mars, 23:13
-
Skënder Minxhozi: Madhështorë dhe…në SPAK!
10 Mars, 22:17
-
Kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
Keta vrases ordinera qe bejen vrasje me Lek te gjith te perjetshem duan denuar se jan shtuar mostrat e tilla ne shqiperi
Përgjigju