TIRANË - Në dy vjetorin e vrasjes në Afganistan, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka nderuar sot komandon, kapitenin Feti Vogli. Ceremonia në kujtim të Vogli është zhvilluar në Zall Herr ku ndodhet edhe baza e komandove të ushtrisë shqiptare.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja i Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, familjarë dhe të afërm të kapiten Feti Voglit, si dhe të ftuar të tjerë.
Ministrja e Mbrojtjes, duke përshëndetur në këtë ceremoni përkujtimore, u shpreh se, nderimi për kapiten Feti Voglin është nderim për atdheun, lirinë dhe vlerat e saj. “Kapiten Feti Vogli shkëlqeu në pasionin e tij për punën dhe për këtë gëzoi respekt dhe besim nga të gjithë kolegët dhe bashkëluftëtarët e tij. Gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij atë e karakterizonte përkushtimi i lartë ndaj detyrës. Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja Kodheli u shpreh se Kapiten Fetiu la pas veprën e tij që vështirë se do të mund të harrohet, ai është tashmë pjesë e memories tonë kombëtare”, tha Kodheli.
Më pas, në emër të familjarëve të tij, ka folur vëllai i kapiten Feti Voglit, i cili shprehu falënderimet më të sinqerta për Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe komandën e Batalionit të Forcave Speciale, të cilët i janë gjendur gjithmonë pranë familjes së tij, si dhe për nderimet që i kanë bërë dhe i bëjnë Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Vogli.
Në përfundim të ceremonisë ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë bustit të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Voglit.
Në datën 230 shkurt 2012, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, njoftoi se një patrullë ushtarake shqiptare kishte rënë në një përplasje me armë në Afganistan gjatë patrullimit të tyre. Feti Vogli, i cili humbi jetën ishte komandant i grupit të parë special, dhe Aleksandër Peçi, i cili u plagos ishte specialist i armatimeve.
Sipas një komunikate për shtyp, komandot shqiptarë ishin sulmuar në orën 15:05 me orën lokale të datës 20 shkurt 21012 nga një grup personash të veshur me uniforma të policisë afgane, teksa shoqëronin personelin e një misioni të USAID në një takim në fshatin Robot në Kandahar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com