U vra nga burri në Itali, flet shoqja e shqiptares: Klodiana e ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’

U vra nga burri në Itali, flet shoqja e shqiptares: Klodiana e ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’

Klodiana ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe një shqiptare kokëfortë që i donte marrëzisht fëmijët e saj. Kështu e përshkruan mikja më e ngushtë shqiptaren Klodiana Vefa e cila u vra nga burri i saj në Itali. Në një intervistë për “La Nazione”, mikja e Klodianës thotë se 36-vjeçarja e ndjente që burri do ta vriste, madje e dinte që mbante dhe armë, por kurrë nuk e denoncoi edhe pse ishte i dhunshëm.

“Tani po më mbaron koha.' Tani nuk e di se si do të ecim përpara”, kështu i ka thënë Klodiana shoqes së saj.

Epilogu tragjik ishte një çlirim për shoqen e saj, por edhe fillimi i një ndjenje faji që nuk i jep qetësi.

“Ne do të duhet të përballemi me gjithçka tjetër: dhimbjen e padurueshme dhe një keqardhje që do të më ndjekë përgjithmonë”, rrëfen ajo.

Nëse do të kthehej pas në kohë, mikja e Klodianës thotë se do të shkonte të denonconte në polici Alfred Vefën, me ose pa pëlqimin e Klodianës. Ajo tregon për median italiane se kishte këmbëngulur shumë që Klodiana ta denonconte burrin e saj, por nuk ia doli që ta bindte.

Intervista e plotë

Po, pse Klodiana nuk e ka denoncuar kurrë ish-bashkëshortin nëse ndihej në rrezik?

Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t'i lëndonte fëmijët e saj. Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më tha: gjithsesi do të bëjë çfarë të dojë. E di si e quajta Klodianën?"

Si?

"Shqiptare kokëfortë, por me zemër të pamasë: i donte marrëzisht fëmijët. Donte të ishte e lumtur, përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat. Një burrë që si ajo, jetoi vite ferr, duke duruar gjithçka sepse donin të ishin bashkë. Tani, megjithatë, ne do të duhet të përballemi me gjithçka tjetër: dhimbjen e padurueshme dhe një keqardhje që do të më ndjekë përgjithmonë”.

Nëse mund të ktheheshit pas në kohë, çfarë do të bënit?

"Do shkoja në polici dhe ta denoncoja, me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo mbylli fjalimi duke thënë: ne jemi shqiptarë, nuk e kuptoni. E kemi respektuar deri në fund”.

Dhe familja e dinte?

"Shiko, për mendimin tim ajo dinte shumë pak ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e buzëqeshur. Ajo ua rrëfeu miqve të saj vuajtjet dhe frikën e saj dhe kurrë nuk u fliste keq për Alfredin njerëzve të tjerë. Ajo tha se ishte një punëtor i palodhur. Mund të ketë qenë, por vitin e fundit ai nuk kishte futur më asnjë euro në familje edhe pse vazhdonte të ndante të njëjtën çati me të dhe djemtë. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka: mori paratë dhe ai iku në Shqipëri”.

Duket se Alfred Vefa ka mbajtur armën me të cilën vrau dhe vrau veten...

“Ajo që mund të them është se Klodiana e ndjeu se do ta vriste me armë. Ajo nuk ma tha kurrë hapur, por një herë ma bëri të qartë se kishte armë. 'Tani po më mbaron koha.' Tani nuk e di se si do të ecim përpara”, më tha.


Lajmi kryesor:

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali, vajza: I thashë babait se dashuria s'është me detyrim! Mikja: E ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë