"Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”. Këto fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi. Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga deklarimet e fëmijëve të çiftit, që tregojnë se vrasja e 37-vjeçares shqiptare ka ndodhur pas gjashtë viteve me debate e konflikte te vazhdueshme.
Shkak ishte fakti se ajo nuk e donte emigrantin shqiptar me të cilin kishte dy fëmijë. Dy vjet më parë ata ishin divorcuar në Shqipëri, por vendimi për shkak të problemeve burokratike nuk ishte regjistruar në Itali. Hetuesit i pyetën fëmijët nëse kanë parë akte dhune mes çiftit, por ata mohuan. Megjithatë, vajza tregoi një rast kur në debat e sipër me ish-bashkëshorten, Alfred Vefa goditi derën e dhomës së gjumit.
Pikërisht në këtë moment, ajo kishte biseduar me të në përpjekje për ta qetësuar, por pas bisedës me pjekuri të vajzës, gjimnaziste në Empoli, ai e kaloi situatën në heshtje, nuk kishte dhënë asnjë përgjigje, dhe iu rikthye sërish historisë. "Ti do të jesh gjithmonë e imja"- përsëriste Alfred Vefa sa herë që Klodiana përpiqej ta mbante larg.
Duke cituar dëshmitë e dy fëmijëve, djalit 17 vjeç dhe vajzës 14 vjeçe, mediat italiane shkruajnë se “ka pasur debate të vazhdueshme mes prindërve dhe nëna u tha se qëndronte aty për fëmijët dhe se nuk kishte para, por u premtoi se së shpejti do të blinte një shtëpi shumë të madhe ku do të shkonim të jetonim me të”. Sipas dëshmive, debatet nisën kur 37-vjeçarja i tha Alfred Vefës se nuk dëshironte të ishte më me të, ndërkohë që po jetonte në shtëpinë e blerë nga ai me kredi, ku në garazh kishte fshehur prej dy vjetësh pistoletën që përdori në krim. Sipas dosjes që po hetohet nga prokurorja Ornella Galeotti, djali 17 vjeçar që luan basketboll ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait.
Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano. Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që duket se nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, sepse Klodiana “i telefonoi kur ndodhej pikërisht përballë tij”. Policia ka arritur tek ky person falë një postimi të gruas në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje kur ajo sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një shoqe në një restorant.
Italiani ishte ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë të fshehur në garazh”. Gruaja nuk e kishte njoftuar policinë për këtë fakt. Fëmijët megjithatë duket se kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt me nënën. Djali, para se t'i jepte lamtumirën nënës së tij për herë të fundit, iu drejtua me fjalët: "Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.
I dashuri i Klodianës, gruas që u vra nga ish burri Alfred Vefa në rrugë në Castelfiorentino në Firence të Italisë ka folur për hetuesit në lidhje me krimin
52-vjeçari italian është shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.
I dashuri italian u ka thënë hetuesve se: “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.
Klodiana ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe një shqiptare kokëfortë që i donte marrëzisht fëmijët e saj. Kështu e përshkruan mikja më e ngushtë shqiptaren Klodiana Vefa e cila u vra nga burri i saj në Itali. Në një intervistë për “La Nazione”, mikja e Klodianës thotë se 36-vjeçarja e ndjente që burri do ta vriste, madje e dinte që mbante dhe armë, por kurrë nuk e denoncoi edhe pse ishte i dhunshëm.
“Tani po më mbaron koha.' Tani nuk e di se si do të ecim përpara”, kështu i ka thënë Klodiana shoqes së saj.
Epilogu tragjik ishte një çlirim për shoqen e saj, por edhe fillimi i një ndjenje faji që nuk i jep qetësi.
“Ne do të duhet të përballemi me gjithçka tjetër: dhimbjen e padurueshme dhe një keqardhje që do të më ndjekë përgjithmonë”, rrëfen ajo.
Nëse do të kthehej pas në kohë, mikja e Klodianës thotë se do të shkonte të denonconte në polici Alfred Vefën, me ose pa pëlqimin e Klodianës. Ajo tregon për median italiane se kishte këmbëngulur shumë që Klodiana ta denonconte burrin e saj, por nuk ia doli që ta bindte.
Intervista e plotë
Po, pse Klodiana nuk e ka denoncuar kurrë ish-bashkëshortin nëse ndihej në rrezik?
Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t'i lëndonte fëmijët e saj. Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më tha: gjithsesi do të bëjë çfarë të dojë. E di si e quajta Klodianën?"
Si?
"Shqiptare kokëfortë, por me zemër të pamasë: i donte marrëzisht fëmijët. Donte të ishte e lumtur, përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat. Një burrë që si ajo, jetoi vite ferr, duke duruar gjithçka sepse donin të ishin bashkë. Tani, megjithatë, ne do të duhet të përballemi me gjithçka tjetër: dhimbjen e padurueshme dhe një keqardhje që do të më ndjekë përgjithmonë”.
Nëse mund të ktheheshit pas në kohë, çfarë do të bënit?
"Do shkoja në polici dhe ta denoncoja, me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo mbylli fjalimi duke thënë: ne jemi shqiptarë, nuk e kuptoni. E kemi respektuar deri në fund”.
Dhe familja e dinte?
"Shiko, për mendimin tim ajo dinte shumë pak ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e buzëqeshur. Ajo ua rrëfeu miqve të saj vuajtjet dhe frikën e saj dhe kurrë nuk u fliste keq për Alfredin njerëzve të tjerë. Ajo tha se ishte një punëtor i palodhur. Mund të ketë qenë, por vitin e fundit ai nuk kishte futur më asnjë euro në familje edhe pse vazhdonte të ndante të njëjtën çati me të dhe djemtë. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka: mori paratë dhe ai iku në Shqipëri”.
Duket se Alfred Vefa ka mbajtur armën me të cilën vrau dhe vrau veten...
“Ajo që mund të them është se Klodiana e ndjeu se do ta vriste me armë. Ajo nuk ma tha kurrë hapur, por një herë ma bëri të qartë se kishte armë. 'Tani po më mbaron koha.' Tani nuk e di se si do të ecim përpara”, më tha.
Kjo eshte nga sto qe gjenne nje burre per te ikur ne itali. Meson italisht dhe ze dashnor kur ka burre e femije. Pastaj burrit i nxjerr dashnorin, pa u ndare prej tij. Me pas vjen arma ne shtepi dhe nuk reagon. Femer idiote.
PërgjigjuBurri murator duke Len lesht ne pun te mbante Familien .te oaguante kredin e shtepise DHE qeka I injorant sepse I ikte mendja Kur shihte bashkeshoeten QE ishte Pa Pune DHE e mbante me buke te dilte me dashnorin Italian 54 vjec?
PërgjigjuMentalitet mesjetar kafsheror
Shqiptari per moral nuk fal. Vlerat perendimore per moralin e familjes nuk funksionojne per shqiptaret. Kjo, sepse jemi popull me dinjitet dhe nuk transformohemi si plasteline! Kjo gruaja ka qene pak mendjelehte!
PërgjigjuBeni o raku ke me nda mor ?Me i mar shpine ajo me ardh italiani probsh plaku merre ke shpia qe do pagunte ky me kredi ter jeten o raku? Ore sa open minded jeni bo ju niperit e mao ce dunit dhe stalinit eeeee. Sdinte ajo trimja me ik me keput qafen me gjet shpi tjeter e me i nda kohen femijeve gjys per gjys si bo cdo njeri me pak tru ne ket bote? Pale e merrte ntel burrin kur ish me plakushin bq pepino eee?E ka kerku vet zonja paska qene vertete kokeforte...
O bisha po justifikon vrasjen? Po pse prone e kishte gruan ky? Ta ndante dhe kaq. Kafshet sillen kshu dhe kush justifikon sjellje kafsherore eshte vet kafshe
Ngjarare e dhimbeshme u prheshin ne paqe Ngushellime familjes dhe ti rrojm femijet Mentaliteti jon eshte dhum i keq Por dhe ky modernizim i parakohshem con ne tragjedi shum familje
PërgjigjuTe lesh burrin,baabain e fëmijëve te tu,qe punon si kafshe per te jetuar familja sa me mire,dhe te dashurosh nje plak .... Plaku ishte I pasur,me shtepi te madhe,me portofol te majme.etj etj. Ky eshte shkaku I prishjes se familjeve shqiptare....dhe tragjedite...... besoj se grate e tilla duhet te mbledhin mendjen.