Zbardhen detaje të reja nga vrasja mbrëmjen e kaluar në fshatin Goriçaj të Divjakës, ku mbeti viktimë Eduart Stambolliu i cili njihej edhe me emrin Almir Llupo. Ai u qëllua për vdekje me armë gjahu nga bashkëfshatari Petrit Toromëni, 42- vjeç, pasi i kishte ngacmuar gruan këtij të fundit. 

Shqiptarja.com ka mësuar se Eduart Stambolliu, (Almir Llupo) kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar me 11 vite heqje lirie për prostitucion. Mësohet se ai kishte lënë qelinë në fillim të vitit 2017.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se Stambolliu, njihej si njeri problematik dhe si përdorues i rregullt i alkoolit. Mbrëmjen e kaluar ai mbërriti në lokalin e Toromënit ku i ka ngacmuar bashkëshorten. Autori i krimit nuk ka duruar dhe ka rrëmbyer menjëherë armën e gjahut të cilën ia ka zbrazur 42-vjeçarit Eduart Stambolliu, (Almir Llupo), i cili humbi jetën rrugës për në spital. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com