U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron të gjitha organet e zjarrfikësit italian

ITALI- I është dhënë lamtumira Giuseppe Tucci, zjarrfikësit 34-vjeçar i cili u vra pas një përleshjes me shqiptarin Klajdi Mjeshtri në një klub nate në Rimini.

Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia.

Një ditë më parë u kryen edhe homazhe për vdekjen e të riut. Makina e funeralit nga morgu i spitalit Infermi, u drejtua fillimisht në komandën krahinore të zjarrfikësve, më pas në aeroportin Fellini, ku i riu shërbente.

Kolegët vendosën automjetet në sheshin e kazermës dhe mbajtën një minutë heshtje, më pas homazhet me sirena, ndërsa të afërmit qanin. Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje. Dyshohet se i riu shqiptar e vrau zjarrfikësin italian për xhelozi.

Shqiptari sipas mediave italiane thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës