U vra nga ish-bashkëshorti, çfarë deklaronte Sabrina Bengaj në gjykatë kur kërkoi të divorcohej nga Elton Meta: Nuk më le të shkoj në shkollë e të punoj

U vra nga ish-bashkëshorti, çfarë deklaronte Sabrina Bengaj në gjykatë kur kërkoi të divorcohej nga Elton Meta: Nuk më le të shkoj në shkollë e të punoj

Elton Meta dhe Sabrina Bengaj

Tradhtia dhe dhuna fizike ishin arsyet pse Sabrina Bengaj kërkoi të divorcohej nga Elton Meta, por duket se Gjykata, pavarësisht se ia pranoi kërkesën, i injoroi më pas argumentet e të resë, duke mos i kushtuar rëndësi rrezikut që ish-bashkëshorti paraqiste për të.

Sabrina Bengaj u ekzekutua me kallashnikov nga ish-bashkëshorti, i cili kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj para ngjarjes së rëndë. "Report Tv" ka siguruar edhe dosjen e divorcit të çiftit, ku në deklarimet e Sabrinës thuhet se pas martesës në vitin 2017 ata fillimisht kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, por më pas e reja ka deklarua se bashkëshorti nuk e kishte lënë të vazhdonte shkollën, të punonte, ishte me mendime patriarkale dhe se i është nënshtruar dhunës psikologjike e fizike.

Po ashtu Sabrina ka deklaruar se në shtator të vitit të kaluar ajo kishte parë në Facebook foto të bashkëshortit me një vajzë tjetër dhe se e tronditur kishte marrë vajzën duke u larguar në banesën e prindërve.

Pas kësaj,  në shtator të 2020-ës Elton Meta shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës me kallashnikov duke marrë peng të gjithë familjen. Për këtë ngjarje Meta ka thënë se kishte shkuar me kallashnikov për të vrarë veten nëse Sbrina nuk do të kthehej me të, pasi e donte.

Ai u vu në prangat e policisë për këtë ngjarje, por kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale.

Ishte Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendorë, ndërsa avokatët e vetë të dyshuarit kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin. Kjo kërkesë e prokurorit, vulosur nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës, ku më pas mjekët konstatuan se Meta nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar, duke e nxjerrë edhe nga spitali.

Mbrëmjen e 10 shtatorit, Elton Meta mori kallashnikovin dhe shkoi në shtëpinë e familjes së Sabrinës në fshatin Zhupan të Fierit, duke qëlluar për vdekje të renë.

Pjese nga dosja hetimore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja