U vra për një tavolinë të rezervuar, përcillet në banesën e fundit 57-vjeçari në Elbasan, të afërmit: Kishte një jetë që punonte kamarier! I ndershmi i dynjasë nga të gjitha anët

ELBASAN- Gazment Kurmaku kishte një jetë që punonte si kamarier dhe sot u përcoll në banesën e fundit, pasi një klient e vrau teksa po bënte detyrën, si çdo ditë. Të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e ndërsa e përshkruajnë Kurmaku si një njeri të ndershëm e shumë punëtor.

“Jam shumë e pikëlluar, por nuk kemi ça bëjmë. U bë kjo punë, ka qenë i ndershmi i dynjasë nga të gjitha anët, nuk ka çfarë të them jam shumë e dërrmuar. Shteti të interesohet që ta arrestojnë, siç vrau ta vrasin”.

“Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk besoj se ka se shkon tjetri për të punuar që të ushqehet dhe të shkojë tjetri ta vrasë është diçka tepër e rëndë, më të rëndë e kanë prindërit që po përcjellin fëmijën e tyre dhe mendoj që është tepër, tepër e rëndë. Gjithë jetën ka qenë kamerier te Rozafa, ka qenë një i mirë, punëtor, i rregullt në punë, autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë dhe të marrë dënimin maksimal”

“Ishte shumë i sjellshëm, punëtor, kishte katër ditë në vdekje klinike, e pritshmit, edhe doktorët ia prenë shpresën që në fillim. S’ka pasur më parë probleme të kësaj natyre, as nuk u mor vesh se ca ndodhi me autorin, se çfarë kërkojmë nga shteti e dimë të gjithë”, thonë të afërmit.  

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra 6 ditë më parë për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, mësojnë burime për Report Tv, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Aktiviteti kriminal i Llapushit ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje duke vijuar deri në vrasjen e disa ditëve më parë. Një personazh me aktivitet të theksuar, të larmishëm dhe të provuar kriminal, ka arritur t’i shpëtojë lehtësisht drejtësisë, duke kryer më pas edhe krimin e fundit që tronditi opinionin publik, vrasjen me thikë të kryekamerierit, Gazment Kurmaku. Vetëm katër muaj para vrasjes, Llapushi ishte arrestuar për një vepër penale, për të cilën parashikohet deri në 7 vite burg, por megjithatë i kishte shpëtuar ndëshkimit, duke vijuar normalisht aktivitetin kriminal. 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.D: 10/10/2021 11:59

    Me të ardh keq se osht jetë robi por duhet me majt men 1 gjo.Veni tabela rezervu në tavolina ose mateni bythën mir kur shkoni e i çoni tjert nga tavolina se sju pëlqejn si klient në agë pjesë të lokalit.Mos bini pre e tekave të pronarve o puntor. Të fut plumin tjetrri se ka ardh me u ul nlokal e skeni si i çoni robt prej tavoline me pretekste rezervimi.Zeni len ju tjerët se ai iku.Mateni bythën kur të çoni robt nga tavolinaz se ju qin ropt ju çojn ke zë shumtit

    Përgjigju
    • Drejtesia: 23/08/2022 11:07

      Shko ore kokrra e injorantit, ti tregon nga fjalori qe je i atij soji!

    • Heu: 10/10/2021 14:36

      Ma e ranë huna se puna

  • Ela: 10/10/2021 08:12

    Edhe keta sot e gjeten xhemazen. Ne kishim syte nga kinemaja, ku ishin aktoret e 007 shqiptare. Eri Bond aka Lal Veliaj dhe shoqja Lllullushe aka Kim, ne role kryesore. Kurse Ben Kraja aka Kaka, dhe Gled Nano aka Rakia, ne role episodike. Me regji te M. Palmer dhe skenar te Rrap Rames. Muzika Tak Braho, investitor konsorciumi droga 88, me president Don Lazen e Durrsit. Ne cifteli Sala dhe mezen e bje Teri me ngjala. Saksofon Gjysh Dako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës