Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme kryeqytetin, ku studenti i Infermierisë, qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariel Murati, kjo e fundit duket se e ka parandjerë fatin e saj tragjik.

21-vjeçarja nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit vrasin njerëzit”.

Në foton e saj që duket si një parandjen e Ariela Muratit, ajo duket duke bërë qitje me një pistoletë dhe e shoqëruar me diçiturën ““Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit vrasin njerëzit”.

Studentja e Drejtësisë ishte duke shkuar në shtëpinë e motrës, kur pranë QSUT-së e ndali 23-vjeçari nga Fieri dhe qëlloi mbi të me armë zjarri për vdekje.

statusi ne fb

Er.K/Shqiptarja.com