U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar

Një prej risive të listës së re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u zgjodhën ën Kuvendin e organizuar nga Berisha ishte emri i artistit Bujar Kapexhiu. Ai shpesh është parë krah PD, edhe kur ajo drejtohej nga Basha, ndërkohë që mbahet mend për shfaqjen krah Presidentit Ilir Meta në mitingun që ai thirri më 2 mars 2020.

Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD.

Sipas tij 35 deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit të Berishës patën presion nga ndërkombëtarët.

“Dikush e quan çarje, dikush e quan braktisje. Unë do ta quaja krisje që mund të rregullohet mjaft mirë.  Të dyja palët reklamojnë, diskutojnë dhe bëjnë ofertën për bashkim dhe çuditërisht aq më shumë largohen.  Po të kishin ardhur në Kuvend, çfarë do të ndodhte? Pse nuk ishin? Më mirë se të gjithë e dinë ata. Unë jam shumë i sigurt se ka pasur presion, nga ndërkombëtarët. Për qëllime të mbrapshta. Deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve. Për të ruajtur karrigen e tyre që mua më vjen keq por do ta humbasin. E ardhmja nuk është e tyre. Ata duhet të vinin aty në Pallatin e Kongreseve. Ajo sallë do t’i mblidhte dhe ata që kishin mendime të kundërta. Ç’të keqe do të ishte të vinin dhe ata dhe të flisnin  aty mendimin e tyre?”, tha Kapexhiu, duke nënvizuar se rikthimi i Topallit, Murrizi, Hajdari e të tjerët është një gjë shumë e bukur.

Për të shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është absurditet, ndërkohë që thotë se s’ka asnjë problem që ish-Kryeministri nuk shkon dot

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde.  Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë! Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu.

Ai thotë se është i sigurt se Berisha do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike. 

"Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidenti Bujar Kapexhiu shprehet se Rama do të tregonte burrëri nëse do ia linte atë opozitës.

“Nëse Presidentin do t’ia linte opozitës, kjo do të ishte burrëria e tij. Kjo do t’i shkonte edhe karakterit të tij. Unë i bën thirrje si mik që le ta bëjë sepse do t’i jepte vlera vetes dhe do të ç’tensiononte këtë situatë konfliktuale ku jemi. Jemi kaq pak dhe kemi kaq shumë konflikt”, tha ndër të tjera anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2022 01:56

    Po mire z.Kapexhiu,ju thoni qe nuk prish pune ,le te mos shkoje ne Amerike.Po pa ja thuaj kete Berishes!Sala ka hapur gjyq ne France te luftoje me mullinjte e eres vetem per ate qe ju e quani te parendesishme.Mendoj qe ose jeni naiv,ose beni si i tille,qe ju duket absurde,apo e pa besueshme,apo qe se kuptoni pse njerez si Berisha e Dako jane shpallur /te padeshirueshem/.Ndoshta per kete <<naivitet>> ju ka perzgjedhur,sepse e di mire, qe ju dhe te tjere si ju qe ndani te njejten mendesi, mund t'a zgjidhni kryetar.

    Përgjigju
  • O tej: 02/05/2022 20:38

    Karpexhi je nje zorre b*the asgje me teper.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 02/05/2022 17:50

    Do ishte shumë e dobishme po të zbulohej shkaku që këta injorantë me dhe pa shkollë shkojnë e lëpijnë prapanicën e një vrasêsi e hajduti.

    Përgjigju
  • laluci: 02/05/2022 17:30

    Ky ka lindur me goditje ne koke ,ndaj dhe ne filma i jepnin role negative,sepse rolet pozitive nuk i realizonte dot,per shkak te goditjes.Mund te jete i vetmi qe nuk i ka marre vesh krimet e me nderit krie.ar te rishkaterrimit te partise,sepse ka qene ne Amsterdam e merrej me punet e tij...Sot si duket e ka thirrur padroni,i cili i ka fshire dhe deshmite e dosjes se tij,sic shkruan dikush qe e di kete sic duket dhe ky si pordhe intelektuali erdhi ti jape nje dore qe te luftojne krah per krah Ameriken!Batakci i degjenruar dhe i pamoral e i pacipe!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 02/05/2022 17:20

    Sa per dijeni,moter nuk Ka.Ka vetem nje Vella,Ka qene shoku im ne vitet e rinise.Djale shume i mire.Mamane e tij gjirhashtu e kam njohur.Ka punuar me nenen time.Grua puntore e mbrekullueshme.Bujari ishte student ne drammaturghi.Trap e shkuar Trapit.Ashtu Sic e keni pare dhe njohur deri me sot.Njeri qe e terheqin nga hunda.

    Përgjigju
  • Tironci: 02/05/2022 16:30

    Ky ka qene "Kaptine Kungull" si ne rini dhe tani ne pleqni.Ne tironcave na ke felliq fare,atehere si "bythelepires" i xhaxhi Enverit dhe tani i Sali antiamerikonit!Sot ka nje Njoftim : nje koleksionist anonim i punimeve "artistike" te Jarit,ka vendos te nxjerri ne ankand,skicat qe Ky ka bo ne kohen e xhaxhit,per "Daj Samin dhe imperializmin amerikan"...... Te ardhurat do te shkojne si donacion per forcimin dhe konsolidimin e nje PD'je antiamerikane,me ne krye ish komunistin Sali Ram Berisha.Te paret ne rradhe per blerje,do te jene 30% (Tropojane) e anetareve te keshillit drejtues te PDASH (Partia Demokratike Antiamerikane e Shqiperise).... Tironci

    Përgjigju
  • Dhjetoristi i persekutuar: 02/05/2022 15:06

    Që Saliu është 100% kryetar i pd-së këtë e di dhe Bufi,pasi për këtë ka tash një vit që e ka ba pd-në kashtë e koqe,por një pyetje apo dilemë kam unë,kush është e reja apo e mira që do sjellë apo ka sjell Saliu në pd-ë apo për Shqipërinë dhe nuk shf asgjë të mirë,vetëm nese pd-në e ka marrë malli për bëma të tilla të tipit Alla Sali si piramidat,zgjedhjet e 96,97-ta,98-ta,21 janari,Gërdeci,çezi,Albpetroli,klubi partizani,furnizimi me naftë i sllobodankë për të vrarë shqiptarët e Kosovës,zhdukja pa varr e Remzi Hoxhës,të ndjerët që ka çuar në botën tjetër në vendlindje Tropojë,mbi 5000 nënat shqiptare që i ka vesh me të zeza këto 30 vjet,... se realisht këto janë veprat e Saliut dhe këto nuk ka shqiptar që mos i dijë,vetëm po nuk deshi me i ditë,kjo është demokracia Alla Sali,për këto u dashka me ba krietar ish sekretari i PPSH,fatkeqsi për alternativën që ju serviret demokratve të vërtetë dhe opozitës në tërësi.Që sot ekziston emri Shqipëri e PD shqiptare është ajo Amerikë që disa nga soji i juej i thoni na ke cënuar demokracinë,sovranitetin, sorroizma e të tjera e të tjera por jo zoti Kapexhiu,për ty dhe ata që i shkojnë mbrapa fatkeqësisë me emrin Sali,ajo Amerika e ka përcaktuar non grata me motivacionin për korrupsion gjithëpërfshirës,minim të demokracisë e të sigurisë rajonale e më gjërë,jo më kot por për të gjitha ato bëmat si më lart të arkitektit Sali,këtë nuk do të kuptosh ti Kapexhi e gjith ata që kanë përfituar prej tij e që nuk kanë pjerdhur,apo duan t'ja dinë për parti,për Shqipëri,për demokraci po qe mirë baca Sali.

    Përgjigju
  • Cubi: 02/05/2022 14:11

    Shkurt artist LEGEN byth lepires. E te bej para shqiperia me keta pisa qe u ka rene te bejn politiken.

    Përgjigju
  • Termeti: 02/05/2022 14:06

    Bujarin e kane njohur me mire regjizoret e atehershem qe i jepnin role negativë.Ai ashtu ka qene dhe ashtu eshte. Nuk ka ndryshuar.

    Përgjigju
  • Ana: 02/05/2022 14:04

    I takon te shkoje me vemjen Sali, se i ka zhdukur Bujarit dosjen si spiun i sigurimit, sic i ka zhdukur dosjen Tritan preshit, e shume e shume servileve te tjere.

    Përgjigju
  • Dori: 02/05/2022 14:00

    Ky esht kokrra e idiotit.Po Saliu per arsye personale e do partine o matuf dhe ju e ndiqni se bagetia

    Përgjigju
  • Ilo Pinci: 02/05/2022 13:57

    Motren ku t'a kesh o krye servil. Na plasi ka.... per Berishën do shkoj apo jo ne USA. Ne duam qe te zhduket nga politika ai dhe rraca e tij qe femijet tane te kenë te ardhmen brenda vendit ore LEGEN. Bythe lepires pa pike dinjiteti

    Përgjigju
  • Tani: 02/05/2022 13:47

    Cfar persekutimi kishte ky bepini e cuan te punoje ne kombinatin Josif Pashko dhe atje u mor me kulturen e kombinatit vetem vendin e punes i nderruan

    Përgjigju
  • gjergji: 02/05/2022 13:33

    Te njoh e me njef mire.Ne te gjithe personat qe u denuan pas kogresit te PPSH ti ishe personi me denimin me te lehte pothuajse asgje.PSE?!!!!!. jU lutem kerkojeni biografin e tij ne dokumentat perkatese,puplikoni ato e do bindeni qe as edhe "DULLA" do ishte me pak komunist se Bujar K. Kete me ka thene i gjori(rahmet paste) Skender Hyka ish futbollist i kombetares e i KS.Tirana PAPRITUN TASHMA JE BAMUN DEMOKRAT.AFERIMMMMMMMMMMM o shakagjiu dibran.

    Përgjigju
  • Gripi: 02/05/2022 13:32

    Bravo Bepin, karagjoz mbete gjithe jeten. Perse problemi kaq ordiner eshte qe mos te shkoje Sali Qameti ne amerike? Nuk je ne festival ketu o shoku konferencier, je zene mat i dashur hahaha Me duket se ky karagjoz mbajti edhe fjalim ne mitingun e 2 marsit te Ilir Llumit. Turp si njeri dhe turp per karieren o Shoku Ilo Pinci

    Përgjigju
  • Spartaku: 02/05/2022 13:25

    Po si flete ne kete menyre je dhe artist po ky eshte njeriu qe per 30 vjete shkateroj vendin apo ty stebene pershtypje bolle te mbushesh xhepat turp te te vi ty dhe atyre te pa afteve qe i vene nga mbrapa

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/05/2022 13:20

    Bujar Gafaxhiu bythlëpirës i pështir. NJË servil ordiner një karagjoz i lindur imagjinoni ktë burec me emrin Bujar Gafaxhiu të vi në pushtet se çfar i bën ky servil byth lëpirës Shqipris. Ky për njëçik post e për pak lek ja mer Salhe bajgës në goj. Pra rac pise.

    Përgjigju
    • Janullapa me mask shqiptari: 02/05/2022 13:50

      Shume rrac pise shqiptaret!

  • Toni: 02/05/2022 13:18

    Lëpirës si gjithmon jari,luftë kundër imperializmit amerikan

    Përgjigju
  • Den: 02/05/2022 13:09

    Prandaj jemi ketu ku jemi sepse ka pa hesap kapexhinj Bota thote qe eshte i koruptuar dhe kapexhijte thone qe nuk ka gje,le te jete thone,por me kete e fitojme dhe ne nje thele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion