Ditë më parë, një person ishte raportuar i zhdukur nga Policia e Kosovës. Sot, përmes raportit policor, bën të ditur se ai është gjetur dje në Ferizaj. Për intervistim në polici, e kishin dërguar familjarët e tij.
Ai ka deklaruar se kishte luajtur në lojëra fati me ç’rast aty kishte humbur 10 mijë euro, dhe nga depresioni që kishte pësuar, ishte larguar nga shtëpia pa e ditur familjarët.
Viktima, thuhet në raport, ishte gjetur pa ndjenja nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.
Komento