Prej disa ditësh kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk ka dalë në prononcim për mediat edhe reagimit e tij i ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Mesa duket ai ka qenë jashtë vendin dhe së fundmi ka vendosur të kthehet në Tiranë.

Ai është fotografuar në avionin e Amsterdamit, ndërsa bëhej gati për të udhëtuar drejt Shqipërisë, shkruan Gazeta Tema. Nuk dihet nëse Basha do të qëndrojë për shumë ditë në Tiranë, apo do të kthehet sërish në shtëpinë e tij të dytë në Holandë.