U zhvarrosën ilegalisht si ushtarë grek dhe u çuan në Greqi, rivarrosën eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë në tokën shqiptare (VIDEO)

GJIROKASTËR- Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.

Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.

6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit gra dhe fëmijë.

Sot në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 19/05/2021 06:30

    Po familjaret qe lejuan kete menxyr nuk ju vjen turp qe shiten eshtrat e familjareve te tyre Dhe nje turp per shtetin qe lejon ca mender prifterinj te shitur te perdhosin te vdekurit

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2021 02:43

    Ne kete rast, eshte shteti grek, ai qe doli si i thone fjales:<< si rruar-qethur>>.Edhe eurot shperblim i dha,edhe testin e kushtueshem te ADN e paguan dhe shpenzimet per rikthimin e eshtrave i paguan.Me ben pershtypje sjellja e priftit,sa e ka bere marreveshjen me Djallin qe e qepi gojen?Per mendimin tim, i duhen bere testet e ADN dhe atyre te varrezave te tjera greke qe jane ngritur ne zonat kufitare.Cdo skelet qe nuk ka patur medaljonin ushtarak me numrin e tij te varur ne qafe eshte nje rast i dyshimte,pasi gjera te tilla mund te jene perseritur dhe ne fshatra te tjere.S.d.q.kete histori une e kisha degjuar me pare,por nuk i kisha kushtuar rendesi as ngjarjes,as emrit te fshatit, pasi dilte aty- ketu si thashethem.Por jane banoret e atyre zonave qe dine dhe me shume info..

    Përgjigju
  • Jon: 18/05/2021 21:53

    Turp të ketë shteti i rrumpallës, se analizat për ç"do të zhvarrosur i kërkoi shteti që keni sot. E hapën gojën kur duhet për t'ia mbyllur këtyre që kërkojnë "votat e vjedhura " dhe "presidentit" që në këto raste nuk duket se ku është futur

    Përgjigju
  • Skandal: 18/05/2021 21:40

    Po mire, kush mban pergjegjesi per kete tmerr? As te vdekurit nuk gjejne rehat! Te dali pergjegjesia, prifti ca ishte, punetoret, t'u vene byzykyket per dhunim kufomash plehrave.

    Përgjigju
  • Leo: 18/05/2021 20:32

    Turp Dhe asnje smban pergjwgjesi. Turp. Na rrofte bashkejtesa fetare dhe bejne politike me trupat e vdekur. Dhe shteti yne. Mbyll gojen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja