Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.
E për këtë, këngëtari tregoi gjatë një bisede planet që ka menduar për të festuar 14 shkurtin me moderatoren.
Ai u shpreh se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.
Dhe duket se ashtu do të jetë pasi ka qenë vetë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.
Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.
Dhe për ta ‘konfirmuar’ këtë gjë, postimi i këngëtarit është ripostuar dhe në Instagramin e Luizit, çka mendohet se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.
Komente

