Me përfundimin e kontratës koncensionare, tashmë shërbimi i hemodializës ofrohet nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore. Funksionimi i plotë nis të hënën, më 2 nëntor, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Në njoftim, theksohet prioriteti për vijimësinë e shërbimit si dhe sigurinë e cilësinë e tij.
“Nga 1 nëntori, shërbimi i hemodializës ka kaluar në administrimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), pas përfundimit të kontratës koncesionare.
Prioriteti ynë mbetet garantimi i vijimësisë, sigurisë dhe cilësisë së këtij shërbimi jetik, pa ndërprerje për pacientët.
Ekipet janë angazhuar në përgatitjet përfundimtare për funksionimin e plotë të shërbimit nga 2 nëntori, duke vendosur në qendër të çdo mase sigurinë dhe kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në postimin e ministrisë.
Që prej vitit 2019 shërbimi i hemodializës ofrohej nga kompania Daverium AB, e cila kishte blerë kompaninë Dia Vita, fituese e koncesionit 10 vjeçar të hemodializës, në pronësi të Spitalit Amerikan.










Komente
Komento