MIRDITË- Anton Prenga, 47-vjeç i cili punonte si magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë është zënë poshtë nga presa metalike e për pasojë ka humbur jetën.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

47-vjeçari ka qenë duke punuar në ambientet e jashte të minierës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Policia njofton se grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.