DURRËS- Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti verbal i cili agravoi mëngjesin e sotëm në Durrës. Autori 35-vjeçar Augert Zera qëlloi në drejtim të Altin Sulku duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai menjëherë u largua nga vendngjarja, por u arrestua vetëm disa orë më vonë nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.
Sulku, i plagosuri ka qenë duke bërë punime në një banesë në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Ai ka qenë duke komunikuar me zë të lartë dhe Zera ka nisur te debatoje. “Pse ngre zërin, ul zërin”, kaq mjaftoi për të nisur sherrin, i cili përfundoi me një të plagosur.
Plagën 43-vjeçari e mori në këmbë teksa po punonte në një banesë pranë vendin ku ndodhi konflikti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Augert Zera është vënë në pranga pas disa orësh kërkimi nga policia. 35-vjeçari është autori i plagosjes së punëtorit të ndërtimit, Altin Sulkut.
Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën qëlloi 43-vjeçarin.