U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim

U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim

Kombëtarja U-17

Shqipëria U-17 triumfoi me përmbysje në ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë U-17 në 'Ajdovščina' Slloveni, sfidë që përfundoi 2-1 për kuqezinjtë.

Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Gabriel Kulla, i cili shënoi dy gola me fanellën kuqezi në sfidën ndaj Sllovenisë U-17. Kjo ishte edhe ndeshja e parë me ekipin Kombëtar U-17 për trajnerin Bledi Shkëmbi që debuton kështu me fitore.

Tekniku kuqezi e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Sllovenisë U-17: Daniel Culi (GK), Lukas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Agon Bajrami, Milan Kovaçi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli Sanchez, Ardit Muldakaj, Leon Myrtaj, Jordan Luan Kinnavong, Gabriel Kulla.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Megjithatë pas disa minutave, Sllovenia gjeti golin me Videnović Denis.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe ia doli të barazonte rezultatin në minutën e 41-të me Gabriel Kullën. Sulmuesi pasi avancoi drejt zonës kundërshtare u pengua nga mbrojtësi i Sllovenisë dhe arbitri kyresor akordoi penallti. Nga pikë e bardhë e 11-metrave Gabriel Kulla goditi saktë dhe barazoi rezultatin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria ishte më kërkuese në lojë dhe ia doli mbanë të merrte avantazhin në minutën e 72-të. Sërish Gabriel Kulla me një lëvizje të bukur shmangu mbrojtësin kundërshtar dhe goditi saktë duke realizuar golin e dytë për Shqipërinë.

Deri në fundin e takimit trajneri Bledi Shkëmbi kreu disa zëvendësime duke aktivizuar në fushën e lojës Darli Kurtin, Ernesto Marqeshin, Flavio Shkëmbin, Serxho Voglin, Matia Koçin dhe Emiljano Mihanën.

Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria triumfoi në 'Ajdovščina' me rezultatin 2-1.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Jo tradhtarë të zgjedhur’, Koçi për Report Tv: Të mos ketë më 'Beleri' në politikën  shqiptare

‘Jo tradhtarë të zgjedhur’, Koçi për Report Tv: Të mos ketë më 'Beleri' në politikën shqiptare