Nuk po bëhet asnjë përgatitje për daljen e Greqisë nga eurozona, theksoi komisioneri evropian për Financat, Pierre Moscovici.
"Kjo, pavarësisht progresit zero që kemi shënuar në negociatat me Athinën", theksoi ai.
"Nuk ka mendime për Grexit, nuk ekziston një plan B", theksoi Moskcovici në një deklaratë nga Uashingtoni në kuadër të sesioneve verore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Moscovici ndërkaq e pranoi se "koha po mbaron" për gjetjen e një zgjidhjeje me Greqinë, që po ndeshet përherë e më shumë me probleme serioze financimi./ atsh/