UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja nuk do të japë mbështetjen e saj në gjendjen aktuale për rezolutën palestineze të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një projektmarrëveshje për paqe me Izraelin, theksoi sot zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki.
"Diplomatët amerikanë kanë studiuar tekstin palestinez të paraqitur në Këshillin e Sigurimit dhe nuk është diçka që do ta mbështesim", deklaroi zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.
"Edhe vendet e tjera kanë të njëjtin mendim dhe kërkojnë më shumë bisedime para Këshillit të Sigurimit", shtoi Psaki duke nënvizuar se palestinezët e kuptojnë objektivin e Uashingtonit.











