Shtëpia e Bardhë
UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-AFP/ - SHBA-ja përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Minsk për konfliktin në lindje të Ukrainës mes Kievit dhe separatistëve prorisç, por theksoi se kjo zgjidhje duhet të konkretizohet në terren.
"Marrëveshja përbën potencialisht një zhvillim të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë duke nënvizuar se ky armëpushim duhet të aplikohet dhe të respektohet.
Grupi i kontaktit i përbërë nga të dërguarit ukrainas, rus dhe përfaqësuesit e OSBE-së nënshkroi me rebelët një plan për zbatimin e paqes, njoftuan sot presidentët rus, ukrainas, francez dhe kancelarja gjermane./
/ec/