Uashingtoni dhe Havana bisedime për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit

/ATSH-AFP/ - SHBA-ja dhe Kuba, ish-armiq të luftës së ftohtë që kanë rifilluar këtë verë marrëdhëniet diplomatike, zhvilluan dje një dialog mbi luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore, njëftoi diplomacia amerikane.
"Dy qeveritë u takuan në departamentin amerikan të Shtetit për takimet e para që i hapin rrugën një bashkëpunimi juridik kundër krimit të organizuar ndërkombëtar", sipas një komunikatë të Ministrisë amerikane të Punëve të Jashtme, katër muaj pasi kanë hapur ambasadat respektive në Uashington dhe Havanë.
"Bëhet fjalë për dy fqinjë të ndarë nga ngushtica e Floridas që të gjejnë mënyra për të promovuar sigurinë kibernetike, të luftojnë terrorizmin, trafikun e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, pastrimin e parave dhe krime të tjera ndërkombëtare", shpjegon departamenti i Shtetit pas takimit mes diplomatëve të lartë amerikanë dhe kubanez.
Që prej afrimit historik që u shpall më 17 dhjetor 2014 nga presidenti Barack Obama dhe Raul Castro, SHBA-ja dhe Kuba rifilluan në korrik marrëdhëniet e tyre diplomatike që ishin ndërprerë që prej vitit 1961, ndërkohë që Uashingtoni ka hequr shumë nga sanksionet e vëna kundër ishullit komunist.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social