Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit në SHBA vuri sanksione të mërkurën ndaj tre shtetasve bullgarë dhe 64 subjekteve të lidhura me ta për përfshirje në korrupsion.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila thekson se presidenti Joe Biden vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
Më tej, Kim nënvizon se, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerë. Sipas Kim, hapat e tjera përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion.
‘Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.
Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.’- shkruan Kim.
Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.
Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të të ngjashme; dhe përfocimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”, thuhet në memorandum. Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”- thuhet ndër të tjera në memorandum.
(2/2) Steps will include strengthening & building upon targeted anticorruption sanctions; bolstering law enforcement action; & increasing support for civil society, media, state & local bodies, int’l partners, & other oversight & accountability actors. https://t.co/kKu7Kps8ii https://t.co/4QXrbMqkb5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 3, 2021
Zyrtaret e korruptuar bullgare u shtrine deri edhe ketu tek ne,duke pajisur me pashaporta bullgare gollobordsit nga Trebishti. Ata jane shqiptare dhe jo bullgare,gjuhen bullgare as e flasin dhe as e shkruajne. Kane ikur ne Angli fshatshe, nder na kane bere se pergjithsisht jane popull i leshte,llafazane,keqberes, na pastruan vendin, por kane lene ne golloborde kasollet e tyre dhe tokat shqiptare qe i perfituan me ligjin 7501 dhe ne Elbasan e Tirane shtepite qe bene, ku i kane braktisur e po dalin nga dritaret e tyre gjarprinjte. Ata jane si ciganet qe bredhin me torba ne krah. Shteti anglez dhe europian jane mashtruar nga keta llumra.
PërgjigjuSa here qe shoqja Kim del me dekllarata te ndryshme, mendja me nxjerr gjithmone nje skene: ate ku i madhi Kadri Roshi ne rolin e nje fshatari te moshuar dialogon me te madhin Pirro Mani ne rolin e nje nacionalisti. Epike!!! Sigurish, censura e epokes sone mund te beje te sajen dhe te pengoje te verteten per nje kohe. Por ashtu si dhe thoshte kolosi tjeter Sander Prosi qe i ve kapakun profileve te ngjashme njerzore: "O popull. Sa gjera behen ne emrin tend. Bile dhe naltmadhenie flet ne emrin tend! Nje njeri mund te mashtroje nje tjeter per nje kohe. Mund te mashtroje edhe nje popull per nje fare kohe. Por nuk mund te mashteoje KURRE nje popull te tere per GJITHE JETEN!!!". Mos te merzitet shoqja Kim dhe puthadoret e saj. As ju te medias koperative e tipit te larte. Nuk mund te mashtroni gjithe jeten.
PërgjigjuKomenti im për SHBAnë është i pa lëkundur në besim për çka ajo programon,kthehet në realitet sidomos me prezencën Bajdenit dhe strateges Kim që është një fat i mallë që përfaqëson SHBAnë në vendin tonë.
Përgjigju