UBT marrëveshje me Universitetin e Bokut në Vjenë, Rama: 16 milionë euro financime për transformimin në qendër ekselence me influencë rajonale

TIRANË - Universiteti Bujqësor i Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje me Universitetin e Bokut në Vjenë, pjesë e së cilës ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama mes batutash përshëndeti këtë marrëveshje e cila i hap udhë modernizimit të UBT-së si dhe i jep mundësinë edhe studentëve ndërkombëtarë të vijnë në të studiojnë në UBT me të njëjtat kushte si në Boku të Vjenës, gjë e cila vlen edhe për studentët shqiptarë të cilët tashmë do gjejnë standarte europiane. 

Pjesë e takimit ishte dhe rektori i Universitetit të Bokut, i cili përshëndeti këtë marrëveshje dhe kërkoi përfshirjen në këtë projekt nga të gjithë pedagogët e UBT-së dhe studentët.

Marrëveshja e sotme vjen si rezultat i nënshkrimit të një tjetër marrëveshjeje në muajin prill të këtij viti në Austri, mes Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe ministrive homologe austriake për "Zbatimin e Strategjisë UBT 2030", - e cila autorizon dy universitetet përkatëse që të dakordësojnë një marrëveshje specifike bashkëpunimi për implementimin e këtij projekti për katër vitet e ardhshme.

Universiteti Bujqësor i Tiranës do të shndërrohet në një Qendër Ekselence Rajonale, me synimin final që në fund të këtij bashkëpunimi katër vjeçar të ketë diploma dyfishe dhe programe të përbashkëta të njehsuara me BOKU në Vjenë.

Rama në fjalën e tij e nisi me batuta me rektorin e UBT-së që sipas tij tashmë është një demokrat i rilindur

'Rektori tha që nuk më pëlqejnë lëvdatat. Është e vërtetë por kur vijnë nga një demokrat i rilindur janë të mirëseardhura. Dhe sidomos në këtë moment që është historik për universitetin tuaj. Kur të marrit me politikë që ka gjithë ato siklete, të bën të mendosh ç’mu desh kjo punë, të jep një sadisfaksion aq të jashtëzakonshëm saqë të gjithë të tjerat i bën hallall. Është e vërtetë ajo që tha rektori, që para 3 vitesh kishit një situatë jo të lehtë me rekrutimet e studentëve dhe rektori erdhi me një propozim që ishte i juaji i përbashkët, për ministrinë e Arsimit dhe Bujqësisë.

Kur kërkoi mbështetje për të ulur mesataren e hyrjes në UBT. Dhe unë isha absolutisht kundër sepse nuk më bënte sens që studentët po kërkonin më pak interes mesatarja të ulej poshtë në mënyrë që këtu të vinin nxënës që duhej të hynin në kurse e shkrimit dhe këndimit. Ne duhet të synojmë ta bëjmë UBT atraktiv jo vetëm për studentët shqiptarë por edhe të rajonit'.

Kryeministri thekson investimet e shumta që janë bërë nga qeveria për UBT-në, për ta shndërruar atë në një qendër ekselence.

'Duke u bashkuar me një universitet ekselence në Europë që UBT, ti je në Tiranë por merr gjithçka që do merrje po të shkoje në Vjenë. Natyrisht rektori nuk kishte si të më besonte se nuk ja lejonte edhe partia por ne u bëmë bashkë, ju e dini që është një proces i nisur më parë. Kur erdha dhe mezi gjeta rrugën për të shkuar te zyrat e rektorit, ishte tmerr. Dukej sikur universiteti ishte futur për të pushtuar atë që ishte krijuar rreth tij. duke marrë në sy rrezikun që kjo tani do i kthehet në stres për Ogertën se do vijnë rektor të universiteteve të tjera, po iu referohem shifrave të rektorit.

Janë rreth 16 milion euro të dhëna drejtëpërdrejtë UBT-së pa llogaritur konviktet e rindërtuara. Ky nuk është një program i qeverisë për të mbajtur me hatër një rektor demokrat. Është një program i qeverisë për ta shndërruar këtë Universitet në një qendër ekselence, për një rrezatim në treg dhe me influencë rajonale.'

Sakaq, Rama vlerëson rolin e rektorit të Universitetit të Bokut në këtë histori dhe fton pedagogët të përfshihen.

'Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohje për Hubertin dhe Evën që na pranuan. Nuk ishte e lehtë për ta thyer akullin, sepse normalisht janë austriakë. Ja ku jemi sot. Në një moment u deshën 3 vjet. Natyrisht kemi humbur kohë dhe çdo orë e kemi çmuar por këto janë projekte të mëdha që kërkojnë kohë. të vijë këtu një nga ekselencat më të pasura të Evropës dhe të pranojë martesën me ne, nuk bëhet si ne me dashur me shikim të parë.

Të shohin, të masin nga para, nga prapa, marrin informacione. Tani është një martesë shumë e madhe. Tani mos ti cysim që të mendojnë për divorcin. E tha shumë mirë më parë Hubertit, ju takon tani të përfshiheni në këtë projekt dhe ta keni ambicie tuaj edhe personale, që këtë Universitet ta transformoni në një flamur krenarie kombëtare për të gjithë shqiptarët. Me mbështetjen e partnerëve austriakë, kushte për tu rritur profesionalisht, janë të garantuara. Qeveria do jetë në mbështetje të vazhdueshme.'

Ndërkohë bëri dhe një batutë duke shprehur mbështetjen e tij për rektorin e UBT-së në zgjedhjet e rektoratit.

'Janë bërë zgjedhjet këtu? Ne mbështesim Bardhin. Nuk ndërhyjmë në zgjedhjet. Mesazhi im për pedagogët mos e prekni Bardhin, është një hudhër pa të cilin na ecën ters.'

Së fundmi ju drejtua rektorit austriak, duke i kërkuar të bëjë mirë për shqiptarët dhe UBT, pasi sipas tij është diçka që do i shpërblehet në botën tjetër nga Shën Pjetri.

'Por tashmë të them këtë, ju jo vetëm na mbështet por vendosët të bëheni heronj sepse jeni menaxher i programit. Do jeni njeriu që garanton martesën që sigurohet të dyja palët të jenë të lumtura. Jam rritur nga një gjyshe, e cila ishte rritur nga një gjyshe katolike austriake. Dhe më thoshte do takosh shumë njerëz, do të duhet të flasësh por mos harro asnjëherë, takimi i fundit është më i rëndësishmi. Është me një burrë të vjetër i cili quhet Shën Pjetër. Do kesh mbaruar punë me këtë botë dhe do i kërkosh të gjej një vend në botën tjetër dhe do të pyes çfarë bëre në botën që le pas.

Nuk mjafton isha njeri i mirë, bëra familje. Ajo çfarë është kyç në biletën në parajsë është çfarë bën për të tjerët. Nuk kam dyshime për suksesin. Kur të shkosh tek Shën Pjetër nuk mjafton të thuash që ka qenë rektori i Bokut, por ti thuash që ndihmova Universitetin në Tiranë atëherë do të thotë e meriton të shkosh në parajsë. Shën Pjetri do kënaqet kur të dëgjoj që ke ndihmuar njerëz në Tiranë.

Shumë faleminderit të gjithëve edhe amanet Bardhin.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Danke: 29/05/2024 00:24

    Bravo !

    Përgjigju
  • Sapa: 28/05/2024 12:48

    Aroplan ne Marikaj hej!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?