Udhëheqës të Bashkësisë Islame
  vizitojnë Manastirin e Deçanit

Udhëheqës të Bashkësisë Islame<br />  vizitojnë Manastirin e Deçanit
Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar incidentin e disa ditëve më parë të shkrimit të grafiteve në objektet e manastirit mesjetar të Deçanit. Gjatë një takimi ndërmjet udhëheqësve të kësaj bashkësie me udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, thuhet se një “akt i tillë dëmton përpjekjet e bashkësive fetare për të kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e ndëretnik”.

Në një komunikate për mediat  të Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se “ky akt është i papranueshëm, i dënueshëm dhe kundër çdo mësimi dhe tradite fetare në Kosovë".

"Sulmi ndaj objekteve fetare e kulturore është vepër e kryer nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe popullit të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Disa ditë më parë, persona të panjohur kanë shkruar në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore, grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),"ISIS" (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare dhe disa mbishkrime në gjuhën arabe.

Deri tani nuk janë dhënë më shumë hollësi nga autoritetet e rendit.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme