TIRANE- Qendra Kombëtare e edukimit në Vazhdim ka publikuar udhëzuesin ku sqarohen procedurat se si do të bëhen regjistrimin e krediteve të gjithë “bluzat e bardha”. Vendimi i miratuar një javë më parë nga qeveria përcaktonte se mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite. Por cilat janë hapat që duhet të ndjekin profesionistët e shëndetësisë?