TIRANE- Pas një muaji do të jetë provimi i parë i maturës shtetërore, ai i gjuhës së huaj. Maturantët duhet të bazohen te programet orientues, pasi specialistët e Agjensisë Kombëtare të Provimeve thonë se nuk do të ketë asnjë pyetje jashtë programeve.
Nëse provimi i parë nuk do të ketë rëndësi, për sa i përket llogaritjes së pikëve, 4 provimet e tjerë, (matematikë, Gjuhë-Letërsi dhe provimet me zgjedhje), do të jenë faktorët kryesorë mbi të cilët do të llogariten pikët. Duke shtuar dhe mesataren, një kandidatë për të grumbulluar mbi 5300 pikë, duhet të marrë nota mbi 7.5, në të katërt provimiet.
Kjo vjen dhe për shkak të formulës që ka miratuar Ministria e Arsimit për vitin 2015 ku shuma e pikëve llogaritet: S= {[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x (ZlxFl+Z2 x F2)] x 5. MAS thotë se maturantët duhet të kenë kujdes dhe me rregullat, pasi nëse te përgjigjet me alternativa ka dy shënime, nuk do të merret parasysh asnjë alternativë. “Kandidatët do të përjashtohen nga provimi, edhe nëse i flasin një shoku ose shoqje që kanë në krah, pavarësisht se nuk ka lidhje me provimin”, - thotë rregullorja e maturës.
/Shqiptarja.com