Të gjithë kandidatët të cilët janë regjistruar në degët të cilët janë me konkurs, do iu nënshtrohen këtyre të fundit nga data 2 deri në 6 shtator. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, ka përcaktuar datat për Universitetin e Arteve, atë të Sporteve, në universitetin Politeknik për degën e Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe në Akademinë e Arteve Shkodër.

Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në degën Arkitekt dhe Urbanist, sipas këtij udhëzimi duhet që veç provimeve të maturës shtetërore, t’u nënshtrohen edhe konkursit tri ditor që do të startojë më 2 shtator dhe do të mbyllet më 4 shtator.

Sipas udhëzimit të MASH për zhvillimin e konkurseve, kandidatët që do të konkurrojnë në Arkitekturë dhe Urbanistikë, 40% të pikëve do t’i kenë nga mesatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës shtetërore, ndërsa 60% të pikëve do ti fitojnë nga konkursi.

Ndërkohë që Universiteti i Arteve këtë vit i ka dhënë më shumë rëndësi konkursit pasi ka vendosur se kandidatët do të fitojnë 70% të pikëve totale nga konkursi, ndërsa nga matura shtetërore vetëm 30% të pikëve totale. Kurse konkursi tek sportet do jenë nga data 2 deri në 6 shtator.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)