Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë dhe Presidenti i Transdniestria, Vadim Krasnoselsky, u bëri thirrje institucioneve të saj të mbrojtjes dhe inteligjencës që të mbajnë një "nivel të lartë gatishmërie ushtarake" dhe të zhvillojnë stërvitje të rregullta për këtë qëllim.
Transdniestria u shkëput përpara rënies sovjetike të vitit 1991 dhe luftoi kundër shtetit të ri të pavarur, një nga vendet më të varfra të Evropës që shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë.
Por tensioni është rritur që kur qeveria e Moldavisë vendosi një detyrim në Vitin e Ri për importet dhe eksportet, pjesë e përpjekjes së saj për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Rajoni, i varur nga ndihma nga Moska, thotë se detyrimet dëmtojnë bizneset e tij dhe Krasnoselsky e ka denoncuar atë si një "taksë mesjetare", raporton Reuters.
"Ministria e Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes janë udhëzuar që të mbajnë rregullisht stërvitje dhe të rrisin sigurinë në kufijtë shtetërorë përmes mjeteve teknike moderne", tha presidenti i Transdniestrisë, Vadim Krasnoselsky.
Institucioneve kyçe iu tha të ishin "gjithnjë e më proaktive" në kundërshtimin e kërcënimeve ushtarake dhe aktiviteteve terroriste dhe ekstremiste.
"Kjo është për sot, tani", tha Krasnoselsky. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe Ministrinë e Brendshme dhe organet e sigurimit shtetëror”.
Nga ana tjetër Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu, ka denoncuar pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa Moska e akuzoi atë për futjen e një atmosfere rusofobie në vend.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47